Kati i parë
Hyrja e bibliotekës është ideuar si një sallon i vogël që të orienton më në brendësi të saj. Në anën tuaj të djathtë gjëndet menjëherë fondi i hapur i librit të huaj. Po në këtë kat përballë derës së hyrjes ndodhet fondi i hapur i librit për fëmijë si dhe magazina e këtij fondi. Në krahun e majtë gjëndet dera që të sjell në sallonin e hyrjes. Po në katin e parë në anën e majtë të sallonit gjëndet fondi i pasur rus, reparti i libërlidhjes si dhe një varg magazinash.

Kati i dytë
Përmes disa shkallëve anësore ngjitesh në katin e tretë të bibliotekës. Në këtë kat mungojnë sallat leximit, por janë të vendosur dy nga koleksionet më të rëndësishme të bibliotekës sonë, ai i periodikut dhe një koleksion special me libra antikuarë të trashëguara nga bibliotekat e institucioneve fetare të shekujve XV-XIX.

Kati i tretë
Përmes një shkalle kalohet në katin e tretë të bibliotekës, që ka hapësirat e duhura për studim dhe çlodhje. Në këtë kat gjenden disa salla, si dhe zyra të administratës së bibliotekës.

Kabineti metodik
Një hapësirë e vogël që shërben si ambient metodik për personat përgjegjës të bibliotekave shkollore.
Salla e leximit me 60 poste studimi. Salla shërben edhe si sallë aktivitetesh dhe promovime librash.

Mediateka
Kjo sallë shërben gjithashtu edhe si sallë kompjuteri, me 6 poste pune. Mediateka përmban një fond të pasur muzikor me muzikë popullore shkodrane, të lehtë shqiptare dhe, klasike, bibliotekën muzikore, poste për dëgjim muzike, mjete të domosdoshme për demostrimin e bisedave të ndryshme?

Salla me fonde të hapura
Eshtë nje sallë e madhe me pak poste pune. Në raftet e librave lexuesi mund të gjejë dhe të konsultohet lirisht me materialet që i nevojiten të ndara sipas sistemit ndërkombëtar KDU.

Salla e referencave dhe e periodikut
Eshtë një sallë mjaft e rëndësishme në veprimtarinë e bibliotekës. Me 25 poste pune ajo është perceptuar si sallë referimi dhe sallë e periodikut shqip dhe të huaj. Periodiku është i shumëllojshëm. Aty gjen periodikun e përditshëm, revista letraro-kulturore, shkencore, gjuhësore, ekonomike, sportive, fetare etj.

Sporteli i huazimit
Për t\'i ardhur në ndihmë sa më mirë lexuesve biblioteka, jonë përmes një sporteli të veçantë kryen edhe huazimin e librave . Huazimi i librave bëhet vetëm për anëtarët e bibliotekës. Në pjesën e prapme të sportelit ndodhen fondi shqip dhe ai i Albano-Balkonologjisë që funksionojnë sipas parimit të fondeve të mbyllura.

Posti i konsultimit bibliografik
Eshtë vendosur në një skaj të këtij kati. Eshtë një post i bazuar në skedar, letër (alfabetik, sistematik, universal) dhe në katalogun e informatizuar për të cilin po punohet.