Biblioteka e Qytetit "Marin Barleti" Statuti i Biblioteks Formimi dhe pronësia

Biblioteka e qytetit të Shkodrës është formuar në vitin 1931. Që nga viti 1968 ajo emërtohet Biblioteka Publike "Marin Barleti". Biblioteka është pronë e Bashkisë së qytetit. Bashkia e Qytetit i siguron mbështetjen financiare dhe ruan të drejtat e saja administrative.

Qëllimi dhe detyrat e përgjithshme

Biblioteka është një ndër institucionet qëndrore të qytetit. Ajo ka për qëllim tëi shërbejë formimit kulturor të qytetarëve përmes përmes librit, shtypit periodik, internetit etj. Biblioteka është qëndra më e rëndësishme e qytetit në grumbullimin, ruajtjen, përpunimin dhe shërbimin e librit. Eshtë qëndër metodike për të gjithë rrjetin e bibliotekave të qytetit.

Funksionet e bibliotekës

Biblioteka ëMarin Barletië kryen këto funksione :
  1. Siguron përmes blerjeve një pjesë të mirë të botimeve koherente në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.
  2. Vendos në dispozicion të lexuesve librat që ndodhen në fonde duke i dhënë në përdorim brënda dhe jashtë bibliotekës.
  3. Përgatit aparatin informativ në shërbim të lexuesve dhe të vetë bibliotekës.
  4. Kryen huazim dhe shkëmbim bibliotekar brënda dhe jashtë vendit.
  5. Ruan të drejtën e autorit bazuar në ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.

Organet e bibliotekës

Drejtoria
  1. Planifikon, organizon, drejton kontrollon dhe mban përgjegjësi për të gjithë punën në bibliotekë.
  2. Ka lidhje dhe varësi të drejtpërdrejtë nga Bashkia. Drejtori emërohet nga Kryetari i Bashkisë dhe është në vartësi të Zyrës së Kulturës pranë Bashkisë.
  3. Vendos marrjen në punë të punonjësve bazuar në kriteret e konkurimit. Lidh kontratat e punës bazuar në Kodin e Punës.
  4. Kontrollon anën financiare që lidhet me pasurimin e fondeve dhe investimet.
  5. Orienton dhe kontrollon aftësimin profesional të punonjësve.
  6. Për realizimin e drejtimit dhe të kontrollit krijon komisione të përkohëshme me specialistë të brëndshëm dhe të jashtëm.
  7. Merr masa disiplinore të parashikuara në Kodin e Punës
  8. Drejton Këshillin Shkencor të Bibliotekës


Këshilli shkencor

Eshte organ këshillues i drejtorit
  • Këshilli Shkencor i Bibliotekës përbëhet nga 5 vetë, dy nga biblioteka dhe tre specialistë të jashtëm. Ai mblidhet 4 herë në vit.
  • Këshilli shkencor gjykon dhe sugjeron zgjidhje për ëështjet themelore të veprimtarisë së institucionit.

Përgjegjësit e sektorëve
  • Planifikojnë, organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e sektorëve ku punojnë .
  • Bashkërendojnë punën me sektorë të tjerë të bibliotekës
  • Kërkojnë dhe japin llogari për punën e bërë.

Asambleja e lexuesve

Mblidhet një herë në vit. Pjesëmarrja në asamble është e lirë.
ë- Asambleja është organ konsultativ i organeve drejtuese te bibliotekës, që ka si synim pjesëmarrjen dhe tërheqjen e mendimit të komunitetit në veprimtarinë e bibliotekës.


Dispozita të përgjithshme
  • Baza e të dhënave ne bibliotekë janë skedarët dhe katalogu online.
  • Përpunimi i librave bazohet në standartet nderkombëtare të përcaktuara nga IFLA , AACR2 (ISBD).
  • Anetarësimi dhe shërbimet janë falas.
  • Ambientet e bibliotekës nuk lejohen të përdoren per qëllime politike dhe fetare.
  • Punonjësit e bibliotekës mund të anëtarësohen në shoqatat bibliotekare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Nxjerrja jashtë Shqipërisë e librave bëhet vetem me leje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
  • Statuti i bibliotekës ndryshohet herë pas here në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në fushën e bibliotekave.