Në këtë rubrikë herë pas here do të publikohen shkrime të akademikëve rreth shkrimtarit, humanistit shkodran Marin Barleci. Viti 2010 është shpallur viti i Barlecit. Ky vit shënon 450 vjetorin e lindjes së Marin Barlecit.
Tomor Osmani

Ndër humanistët e parë shqiptarë që i përket një periudhe tepër të largët 500- vjeëare, qe Marin Barleci. Mendohet se lindi në Shkodër në vitin 1460, kur ky qytet ishte nën zotërimin e venedikasve, të cilët e kishin pushtuar që më 1396 dhe vdiq rreth viteve 1512-1513. Për jetën e tij ka tepër pak të dhëna, të cilat i nxjerrim, kryesisht, nga vepra e tij. Dimë se ka qenë prift katolik nga Shkodra. Ka patur mendime nga N. Jorga, F. Pall dhe ndonjë tjetër, duke u mbështetur te emri Barleci se ai nuk është nga vendi i ynë, duke mohuar origjinën e tij shqiptare dhe duke e konsideruar italian apo kroat. Ata nuk kanë vlerësuar konsideratën e tij te vepra ëRrethimi i Shkodrësë (1504) që thotë hapur se Shkodrën e ka si atdhe të vet. Gjithashtu , prof. E.ëabej e shpjegon origjinën e emrit Barleci, duke e lidhur me një emër familjeje shqiptare që ndodhet në Shqipërinë e Veriut.
Marin Barleci jetoi periudhën e luftave legjendare që bëri populli ynë kundër pushtuesit osman. Kjo luftë diktohej nga domosdoshmëria e mbrojtjes së lirisë së vendit dhe e gjithë zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe kulturor të arritur deri në atë kohë. Edhe Barleci qe dëshmitar dhe pjestar i rezistencës kundër hordhive osmane në Shkodër .

Me interes nga vepra e tij është edhe një dëshmi me shumë vlerë për historinë e shkrimit dhe të letërsisë shqiptare. Në veprën ëRrethimi i Shkodrësë, duke përshkruar këtë qytet të djegur dhe të shkatërruar prej barbarëve, shkruante: ëNë këtë mënyrë u zhdukën edhe ato pak shkrime që mbeteshin nga vjetërsia e sajë. Autori vazhdon edhe më tej: ëPo na patën ra në dorë disa shkrime më tepër fragmentare se sa tëi quash anale, në të cilat flitej më shumë për meremetimin që i bënë këtij qyteti stërgjyshërit tanë se sa për një farë Roza me të motrën e vet të quajtur Fa qenë themeluesit e parë të shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafaë Një problem mbetet për tëu sqaruar përfundimisht se cila ishte kjo gjuhë popullore për të cilën bënte fjalë Barleci ynë. Mendimi i përgjithshëm pranon se gjuha popullore për të cilën bënte fjalë Marin Barleci ishte shqipja. E nëse kjo mbetet e pranueshme atëherë kjo do të ishte një dëshmi për ekzistencën e një letërsie shqipe më të vjetër se ajo e Buzukut.

Pasi ra Shkodra në duar të turqve në rrethimin e saj të dytë, më 1478, Barleci bashkë me bashkëatdhetarë të tjerë emigroi në Venetik dhe pastaj në Romë ku ra në kontakt me kulturën dhe idetë e Rilindjes italiane, të cilat ndikuan në formimin e tij dhe e frymëzuan për të shkruar veprat e tij, mjaft voluminoze dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për kohën, por edhe më vonë. Ai i vuri vetes, si dëshmitar okular, por edhe me të dhënat e kujtimet e shokëve dhe miqve të tij, si dhe të literaturës që shfrytëzoi, të përshkruajë trimëritë, bëmat e shqiptarëve në të kaluarën e lavdishme, por edhe të pasqyrojë gjendjen e mjeruar të popullit shqiptar në kohën kur jetoi autori ynë.

Barleci shkroi tri vepra jo në shqip, por në latinisht. Kjo tregonte se Barleci ishte njeri me kulturë dhe me arsimin e nevojshëm për të shkruar vepra të tilla.???????

*****

Vepra e parë e Marin Barlecit është ëRrethimi i Shkodrësë, botuar në Venedik, më 1504. është vepra e parë e historiografisë shqiptare. Kjo vepër është ndarë në tre libra apo krerë. Si meshtar shkodran të cilën e shënon vetë ai, veprën ai kushton dukës së Venedikut, princit Leonard Loredanit. Në parathënie Barleci sqaronte pse e nisi të shkruante një vepër të tillë. Ai këtu do të përshkruajë rrethimin e Shkodrës nga sulltan Murati, i cili i dërrmoi luftëtarët shkodranë, duke kryer një rrethim të tmerrshëm. Po këtu do të tregojë edhe origjinën e turqve, emrat e sulltanëve deri në pushtimin e Konstandinopopjës, më 1453.

Në të dy librat e tjerë Barleci përshkruan përpjekjet e Sulltan Mehmetit për të pushtuar Shkodrën, në rrethimin e parë, më 1474 dhe në rrethimin e dytë, më 1478. E mbyll veprën duke theksuar se shkodranët me një mendje morën vendimin të braktisnin atdheun se sat ë duronin zgjedhën e rrezikshmërinë e tmerrshme të barbarit.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj vepre është përshkrimi i atyre ngjarjeve që autori i ka jetuar vetë.

Vepra është përkthyer prej origjinalit latinisht në shqip nga prof. Henrik Lacaj, pajisur me një parathënie nga prof. Aleks Buda.ëë

****

Vepra e dytë dhe më e rëndësishme që ka shkruar historiani Marin Barleci, është ëHistoria e Skënderbeutë (Titulli i plotë:Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princit të epirotëve), që e bëri të njohur autorin gjithandej në europë. Vepra është shkruar në latinisht dhe botuar në Romë, rreth viteve 1508-1510. ëHistoria e skënderbeutë e Barlecit pati një jehonë të madhe në Europë. Këtë e dëshmojnë përkthimet e saj në disa gjuhë, si në: gjermanisht, italisht, portogalisht polonisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, por edhe në shqip nga prof. Stefan Prifti, të shoqëruar më një hyrje të gjatë me karakter kjo studimor. Prof. Stefan Prifti, përkthyesi i botimit të parë të kësaj vepre (1964), në botimin e dytë (1967) i bëri disa ndreqje botimit të parë, duke e ripunuar, si dhe duke pajisur tekstin me shënime, veëanarisht me ngjarjet historike, me personat, me toponimet etj. Si dhe duke bërë disa shtesa e plotësime, lidhur mke origjinën, influencën dhe idetë e Marin Barlecit.

Barleci si historian nuk është përqëndruar vetëm në fakte historike, duke paraqitur ngjarjete kronologjikisht, por për tëi dhënë ato me një stil tërheqës që të rrëmben për pasionin dhe kulturën e veëantë. ëMe latinishten e tij elegante, shkruante Fan Noli në veprën e tij ëHistoria e Skënderbeutë, dhe stilin e tij të kujdesur fitoi këndonjës anëe mbëanë botës dhe e bëri të pavdekur kujtimin e Skënderbeut në Europëë. Autori kërkon të jetë sa më i vërtetë që ëta mbështesë veprën me të dhëna të padëshimtaë. Kështu, si në botimin e veprës ëRrethimi i Shkodrësë edhe këtu, përveë burimeve historike ka shfrytëzuar edhe të dhënat e bashkëqytetarëve të tij, por gjithnjë duke i kontrolluar, mbasi jo gjithnjë i besonte ata dhe në kujtimet tyre. Pra, Barleci, me këto fakte që paraqiste, kërkonte që të ishte i besueshëm dhe objektiv tek lexuesi.

Një burim që e ka ndihmuar Barlecin, për të shkruar ëHistorinë e Skënderbeutë ka qënë e dhe Pjetër Engjëlli, i vëllai i Pal ëngjëllit, kryepeshkop i Durrësit dhe hartuesi i ëFormulës së pagëzimitë(1462) në gjuhën shqipe. Ishte patriotizmi iI Barlecit për të hedhur në letër atë të kaluar të lavdishme të popullit shqiptar kundër hordhive osmane, për të përjetësuar heroin legjendar, udhëheqësin trim të shqiptarëve, Skënderbeun, që për autorin ishte si një perëndi i lirisë. Këtij luftëtari, sië është theksuar, Barleci, është përpjekur tëi ngrejë një ëmonument letrarë. Ai kishte një shqetësim se ngjarjet mund të harroheshin dhe figura e Skënderbeut mund të zbehej nga koha, pse, sië shkruante, ai, ëEpiri vdiq, bashkë me kryetriminë

Vepra ka 13 libra apo 13 krerë. Kësaj radhe veprën ia kushton të nipit të Skënderbeut që kishte emigruar në Napoli, princit shumë të ndritur të epirotëve, kastriotasit Don Ferante.

Vepra hapet me dërgimin e Skënderbeut si peng, bashkë me vëllezëtit e tij në oborrin e Sulltanit në Stamboll. Për këtë u pikëllua jo vetëm shtëpia e kastriotëve, por edhe i gjithë populli. Dhe Marin Barleci me gojën e një shqiptari shkruante: ëDhe dikush nga populli, duke i uruar djalit (Skënderbeut) jetë të gjatë dhe moshë burrërore, tha se Murati me Gjergjin kish për të rritur armikun dhe zjarrin e shtëpisë së vetë. E mbyll veprën me varrimin e Skënderbeut në kishën e madhe të Shën Kollit të Lezhës me një madhështi të paparë.

Vepra, përveë vlerave historike, për ato fakte që edhe sot mund të shfrytëzohen, ka inters të veëantë edhe për onomastikën, ndonëse materiali nuk është i pasur. Autori shumë nga toponimet i ka kthyer latinisht, megjithëatë, qoftë ato pak toponime që i ka lënë pa përkthyer, qoftë emrat e shqiptarëve, i ka shkruar, duke përshtatur alfabetin latin, po jo pa luhatje.

Prof. Mahir Domi e ëmonte shumë këtë vepër të humanistit Marin Barleci, e cila sipas tij, mund të quhet ësi një epokë në prozë për entuziazmin, frymën epike që e përshkon, madhështinë me të cilën paraqitet aty figura e Skënderbeut, përpjestimet që u jepen ngjarjeve ë ai kërkon me anë të mjeteve të ndryshme letrare, të verë në dukje heroizmin e bashkëatdhetarëve, të ngrejë, lart heroin e tij, që të shërbejë ata si shëmbull për të tjerëtë

Barleci ishte optimist, vlerësonte njeriun si humanist që ishte dhe lirinë e tij, të cilat I vlerësonte dhe I ëmonte dhe janë pasqyruar qartë në gjithë veprën e humanistit tonë. Pavarësisht nga ndonjë e metë dhe pasaktësi, përsëri ajo është një burim shukë I rëndëishëm dhe me shumë vlerë për historinë e Skënderbeut, për kulturën tonë, por edhe atë evropiane. Vepra e tretë titullohet ëShkurtimi i jetës të papëveë dhe i perandorëve romakë, Romë 1553ë. Ajo nuk ka lidhje me historinë e Shqipërisë, përveë një kushtese drejtuar Pal Engjëllit.

***

Marin Barleci në historinë e kultures shqiptare mbetet një shkrimtar dhe historian i shquar, përfaqësues i humanizmit të shekujve XV-XVI dhe një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë së vjetër shqiptare.

Ishte njeri me talent, përfaqësonte mendimin përparimtar të kohës, atë që e bëri të njohur heroin tonë Skënderbeun në opininonin evropian dhe më tej. Vepra e tij edhe mbas kaq shekujsh ruan vlerat në ato përmasa që jepte dija e kohës.

Prandaj Marin Barleci mund te përfshihet me dinjitet në panteonin e emrave të mëdhenj të traditës që ka nxjerrë vendi ynë dhe kultura e jonë.

2007

Osmani, Tomor

Marin Barleci/ Tomor Osmani.

Në: Tradita dhe e sotmja në vështrim gjuhësor, 3 . Shkodër : Camaj-Pipaj, 2009. ff. 156-161.