Tradita e librit lidhet me Shkodrën si qëndër e rëndësishme administrative, fetare dhe ekonomike. Shkodra mban në vehtvehte historinë e librit dhe të bibliotekave. Në morinë e shumtë të fakteve të nxjerra nga studiuesit e kësaj tradite shënojmë: Që në 1563 flitet për ekzistencën e një shtypshkronje pronë e një farë Shtjefni prej Shkodre, në të cilin u shtyp një libër fetar serb. Nga gjysma e dytë e shekullit XIX -të deri në vitin 1944 ekzistonin rreth 11 shtypshkronja. Vetë sundimtari i Shkodrës Mustafa Pasha thoshte: "Më mirë drejtor shtypshkronje se vali në Anadoll" Sa i takon bibliotekave, e para njihet ajo e 1638 e Pjetër Bogdanit, por konstatimet e I.Zamputit, rreth relacionit të 1332 të Brokardit që:ëë i shikonte librat si pjesë përbërëse e veprimtarisë qytetare; thënia e Barletit mbi ekzistencën e analeve të shkruara në gjuhën e popullit, si dhe vërejtjet e Vinëenc Malajt për ruajtjen në bibliotekën e Dubrovnikut të librave koralë të shekullit XV-të shkruara në përgamenë dhe të disa inkunabulave të domenikanëve shqiptarë, të lë të kuptosh ekzistencën më herët, ndonëse jo virtuale të bibliotekave. ë Vështrim paronamik mbi bibliotekat e traditës Bibliotekat e Institucioneve fetare Muslimane Biblioteka e Vakëfit, pronë e Mustafa Pashë Bushatit, dhuruar Vakëfit në 1834. E pasur me libra teologjie, jurisprodence, tekste shkencash natyrore. Biblioteka e Myftisë së Tabakëve e fundit të shek. XVIII. E krijuar nga vëllezërit Këllici me një fond 2000 librash. Gjëndeshin në të ëAbc-ja shqipeë (1900) me dy tabela astronomike te H.Tahsinit. W. Kamsi njofton edhe për dy fjalorë shqip- turqisht e turqisht-shqip litografue ne Stamboll më 1880 Bibliotekat katolike Jezuitëve

U formua në vitin 1858. Ishte një sistem bibliotekash. Në të u ruajtën vepra të rëndësishme albanologjike të autorëve të huaj dhe vëndas. Në rastin e 25 vjetorit të Pavarsisë u formua biblioteka albanologjike me më tepër se 1000 libra në gjuhën shqipe, koleksionin e revistave të botuara, dokumente historike të mbledhur për një periudhe 60 vjeëare , 800 fotografi të pabotuara etj. Në këto mjedise u botua revista "Leka" dhe e para enciklopedi albanologjike shqiptare e titulluar: "Nomeklatorë".


Biblioteka Franceskane
Njohu lulëzimin në vitin 1921 në saj të përkushtimit të Gj. Fishta, P.Dodaj, Sh. Gjeëovi, P.Bardhi e sa të tjerëve. Në bibliotekë ruheshin dorëshkrime me vlerë të Zarishtës, Gjeëovit, Marlaskajt etj

Bibliotekat e shoqërive dhe private.
Bibliotekat e shoqërisë :Bashkimi", "Agimi", "Gjuha shqipe", "Komisia Letrare" etj .

Biblioteka e P.Vasës, Z. Jubanit, F. Shirokës, vëllezërve Ivanaj, familjes Kamsi, H.Gjylbegu, H. Bushati, Ll. Karafili, K. Idromeno, K.Gurakuqi, M.Krujës, E. Koliqit, J. Kastrati,etj.
Bibliotekat publike

E para bibliotekë publike dhe ndër të parat biblioteka albanologjike, e njohur si biblioteka e "Komisisë letrare", u krijua në Shkodër në vitin 1916, me drejtues Hilë Mosi.

Vetë Biblioteka Kombëtare e Tiranës ( 28 nëntor 1922) u krijua me një fond librash prej 6000 njësish të ardhura nga Shkodra. Drejtori i parë i kësaj biblioteke ishte Karl Gurakuqi

Në Shkodër deri në vitin 1944 u botuan rreth 60 revista, gazeta e kalendarë.

Familjet shkodrane krijuan biblioteka të pasura të cilat do të shërbenin më vonë si baza të bibliotekave albanologjike jo vetëm në Shqipëri, por edhe Itali, Kroaci, Gjermani etj. Një pjesë e bibliotekave ndoqën fatin e pronarëve.

Drejtues të bibliotekave ishin firmat më të njohura të filologjisë shqiptare si: Hilë Mosi, Gjergj Fishta OFM, Zef Valentini S. J, H. Bushati, T. Kakarriqi, K. Kamsi etj. Po kështu u dalluan edhe një plejadë e shquar bibliografësh.

Bibliotekat patën mecenë të shumtë. Mustafa Pasha i fali Vakëfit librat e vet dhe ndërtoi ndërtesën. Gjergj Fishta sa herë që udhëtonte blinte libra me vlerë në dyqanet e antikuarëve. Fishta është edhe arkitekt i bibliotekës franëeskane që mbante emrin e tij. Zonja Buhler (svicerane) realizoi projektin për ndërtimin e bibliotekës franëeskane në vitin 1930.

Lumo Skëndo, I.M. Qafëzezi, Tihomir Gjiorgjevici i dhuruan bibliotekave vepra të rralla.

Bibliotekarët shkodranë u dalluan në hulumtimet e librave e dokumenteve shqip në biblioteka të tjera jashtë Shqipërisë

Veçoritë e bibliotekave qytetase.
Ka një rritje sasiore dhe cilësore në infrastrukturë dhe shërbime.
Janë 4 biblioteka të ndërtuara tërësisht të reja në këto dhjetë vitet e fundit
Një pjesë e tyre janë formuar, nga fondet me vlerë të ardhura në formë dhuratash nga njerëz të shquar të kulturës shqiptare.
Janë të specializuara dhe plotësuese të njëra tjetrës. Kanë filluar procesin e automatizimit
Në qytet ka tanimë një sistem të konsoliduar të bibliotekave shkollore, sidomos atyre që mbahen nga kleri dhe të huajt. Ka një interesim të vecantë të kategorive të ndryshme sociale për librin. Nga viti në vit shënohet rritje të numrit të lexuesve.
Ekziston tendenca e shitjes së bibliotekave jashtë atdheut. Janë shitur disa biblioteka te njohura të qytetit, por gjithsesi zotëruesit e tyre i kanë blerë për interesa shkencore.

Biblioteka "Marin Barleti"
Eshtë e formuar në vitin 1931. Ka në zotërim një pjesë të ish bibliotekave të vyera të Shkodrës. Në fondet e saj ruhen mjaft libra të shekujve XV-XVI, shtypur në qëndrat më të mëdha të Europës. Koleksionet e çmuara e kanë kthyer atë në një qëndër të rëndësishme shkencore, sidomos sa i takon shkencave filologjike. Mban edhe kopje unikale.

Ruan koleksione speciale, si dorëshkrime ( 150), harta, antikuarë. Ka traditë të hershme në botimet referenciale dhe informuese. Përpiqet të ecë me ritmet e kohës ndonëse me mjaft vështirësi. Ka një buxhet të mjaftueshëm për pasurimin e fondeve.

Biblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi"
Tërësisht e re e ndërtuar në vitin 2006. Ka hapësira të domosdoshme për një bibliotekë moderne, me fonde të hapura, salla leximi, mediatekë e mirëpajisur, salla mbledhjesh etj. Ka rreth 250.000 njesi librare. Megjithëse e krijuar per të mbuluar fushat didaktike, ajo është edhe një bibliotekë e pasur albanologjike, e formuar tërësisht nga shitjet e familjeve shkodrane. Mban një pjesë të bibliotekës së Th.Ipenit, njërit nga dilomat e shquar austriakë që shërbeu në Shkodër për shumë vite. Mes librave është edhe kopja unikale "Doktrina e Krishterë" e Gjon N. Kazazit. Ka shumë revista të traditës mes të cilave veçohet kopja e plotë e revistës "Albania", të Faik Konicës.

Biblioteka franceskane Atë Gjergj Fishta
E ndërtuar terësisht e re ruan tiparet e bibliotekës së mëparshme. Mbledh koleksionet e bibliotekave të tre etërve franceskanë, që jetuan jashtë Shqipërisë: Paulin Margjokaj O.F.M, Jakob Marlekaj O.F.M, Daniel Gjecaj O.F.M

Biblioteka është tërësisht e specializuar në shkencat filologjike, glotologjike, albanologjike dhe balkanologjike. Mban qindra dorëshkrime të rilindasve dhe të tjera personaliteteve të shquara.

Biblioteka e jezuitëve
Mund të flitet për një rrjet bibliotekash si ajo e Seminarit Ndërdiocezan, biblioteka shkollore e shkollës së mesme jo publike "At Pjetër Mëshkalla", si dhe biblioteka albanologjike që mban mes të tjerave edhe bibliotekën e plotë të F. Cordognano S.J.

Biblioteka e Myftinisë
E krijuar rishtasi me kujdesin e Myftinisë së Shkodrës. Ruan vlera të veçanta të librave fetare. Ka një fond tepër të pasur librash të kulturës orientale. Biblioteka po pasurohet çdo ditë me libra që trajtojnë krahas problemeve fetare dhe probleme që lidhen me historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Biblioteka të tjera
Janë shumë të pasura një sërë bibliotekash private. Veçori e tyre është natyrshëm specializimi i këtyre bibliotekave në përputhje me interesat e zotëruesve si dhe bibliotekat shkollore që po ripërtrihen.