Ditën e premte, date 28.10.2011 u organizua takimi i tretë i edicionit të katërt të Festivalit Letrar të Shkodrës. E ftuara e radhës ishte pedagogia e fakultetit te gjermanistikës pranë USH "Luigj Gurakuqi", zj. Sabina Osmanovic.
Tema e sjellë nga ajo që titullohej: "Me sytë e një fëmije dhe perëen e një shkrimtari" ishte një vështrim mbi romanin e shkrimtarit të njohur Ridvan Dibra: "Në kërkim të femijës së humbur". Referimi i saj ngjalli mjaft diskutime. Takimi u shoqërua edhe me shkëmbime ideshë rreth zhvillimeve letrare bashkëkohore me shkrimtarin Ridvan Dibra.