Biblioteka Publike "Marin Barleti" krahas revistave "Hylli i Drites" dhe "Fryma" arriti të hedh në faqen e saj të internetit revista dhe libra të tjerë, si: Gjon Buzuku "Meshari" (kolofon), 1555. Pjetër Budi "Specvlvm Confessionis" (kolofon), 1622. "Shqipëria më 1937". Veprimi Shtetëror gjatë njëzet e pesë viteve të para të Vet-qeverimit. Vol. I dhe II, botime të Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të Vet-qeverimit, 1912-1937. "Visaret e Kombit", XV volume, botime të Komisionit të Kremtimeve të 25-vjetorit të Vet-qeverimit, 1912-1937. "Kultura Islame" revistë e përmuajshme fetare, letrare, ditunore kulturore. Organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Dixhitalizimi dhe hedhja online u krye nga punonjësja e sektorit të Mediatekës, pranë bibliotekës sonëë zj.Siditë Halluni, si dhe nga z. Suad Barbullushi. Së shpejti do të arrijmë të publikojmë edhe materiale të tjera, që biblioteka tashme i disponon, por nuk ka mundësi t\'i publikojë pasi nuk ka hapësirë në serverin e saj. Me këtë rast do ti luteshim përdoruesve të kësaj flete të ndihmojnë bibliotekën për blerjene një serveri të saj. Personat që dëshirojnë të ndihmojnë mund të kontaktojnë përmes adresës elektronike që gjëndet në këtë fletë me drejtuesin e saj.