Takimi i rradhës i Festivalit Letrar të Shkodrës, u zhvillua ditën e shtunë me 07.11.2015. I ftuar në këtë takim ishte regjizori i TOB-it Nikolin Gurakuqi, i cili para auditorit bëri paraqitjen e vëllimit poetik: "Himni i shpirtit". Në fillim të këtij aktiviteti u mbajt një minute heshtje për ndarjen nga jeta të regjizorit dhe aktorit të teatrit "Migjeni", Fatbardh Smaja.