Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Konsiderohet si historiani i pare shqiptar si pasoje e deshmise okulare ne rrethimin e Shkodres 1504

Marin Barleti është patjetër personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të dalluarit e humanizmit evropian. Ai lindi në qytetin e Shkodrës . Në veprën e tij "Historia e Skënderbeut " Barleti  e pohon qartë këtë kur thotë : "Shkodra ime" ose "Nuk mund të hesht për Shkodrën time". Nga të dhënat  dimë që ka jetuar në gjysmën e dytë të shek.XV dhe 10-15  vitet e para të shek. XVI. Sipas të gjitha mundësive në rrethimin e parë të Shkodrës ka qenë në moshë të rritur, ndërsa në të dytin, sic dëshmon në veprën e tij , ka luftuar me armë përkrah bashkëqytetarëve të tij. Barleti u shkollua në qytetin e Shkodrës, në një mjedis  të kulturuar . Më vonë në Itali, ai e plotësoi kulturën që kishte marrë në Shqipëri  dhe u bë njohës i  rrymave kulturore e  shkencore të kohës. Në 1479 , Barleti vendoset në Itali. Ai jetoi në Venedik dhe në Romë si prift.Veprat e Barletit patën jehonë të jashtëzakonshme me shtrirje evropiane.

Veprat :

1."Rethimi i Shkodrës" ,shkruar në latinisht u botua më 10 janar 1504  në Venedik. Kjo vepër u ribotua në 1556 dhe në 1566 në Bazel të Zvicrrës. Në vitin 1578 dhe 1596 u botua në Frankfurt mbi Majn, në 1569 në Poloni dhe në Francë në vitin 1576.

2."Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut" u botua në vitet  1508  dhe 1510

3. "Mbi jetën e papëve dhe perandorëve" vepër e papërfunduar e botuar postmortem në vitin 1555