Marin Becikemi është pasardhës i një prej familjeve bujare të Shkodrës , Becikemëve , të njohur për burra luftëtarë dhe të shquar.Njihej si Marin Becikemi Shkodrani ose Epirioti.
Edukimin fillestar humanist e mori në qytetin e lindjes, në Shkodër.Në vitet 1478 dhe 1479 vendoset në Ulqin. Pas rënies së Shkodrës vazhdon studimet në Breshia. Në vitin 1494 ai drejton një shkollë letrare në Raguzë. Nga viti 1496 deri në vitin 1499 është sekretar në flotën e Sinjorisë. Në vitin 1501 fillon karrierën universitare në Universitetin e Breshias. Në 1509 jep mësim në Venedik . Emërohet profesor në Padova në vitin 1517.
Veprat:
"Leksione nga Plini", 1503
"Mjeshtëria oratorike e Ciceronit", 1503
"Observime për Livin dhe Virgjilin" , 1503
"Komentare për Persinë’’, 1503
"Libri për oratorinë dhe retorikën e Ciceronit" , 1503
"Përmbledhje observimesh të ndryshme", 1504
"Panegjeriku për Shkodrën", 1504
"Retorika", 1522
"Invencione",1522
"Tre fjalime", 1524 :
"Hymne ekleziastike", 1525
Post mortum : "Koment mbi letrat e Ciceronit me familjen", 1525
Panegjerikët të tjerë në shqip:
Panegjerik Leonard Loredanos dhe Senatit të Venedikut
Rrethimi i parë i Shkodrës dhe rrethimi i dytë i Shkodrës
Thuhet se ka shkruar një poemë kushtuar Izabel D’este, poemë e cila ka humbur.