Takimi
i radhës i grupit “Mes miqsh”, që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës
Publike “Marin Barleti” pati në qendër temën : “Poezia në tekstet e
këngëve”. Të rinjtë përmes lojës didaktike “Poezi apo këngë” dhanë
mendimet e tyre rreth temës. Ata në fund të takimit arritën në
përfundimin se poezia është arti i shpirtit që gjendet jo vetëm në
letërsi.