Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Autorët pjesëmarrës në Festivalin Letrar Mbarëkombëtar "Next Verse - Ku shkojnë fjalët"

31 Tetor - 1 Nëntor

Njihuni me autoren malazeze Lena Ruth Stefanovi?
Lena Ruth Stefanovi? u lind në vitin 1970. Ajo është poete malazeze. Është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Ruse në Universitetin “Kliment Ohridski” në Sofje, ku ka mbrojtur edhe tezën e saj të masterit në letërsinë bashkëkohore ruse (romanet e Nabokovit nga periudha e Berlinit). Ka ndjekur studime pasuniversitare në gjuhën dhe kulturën kineze në Universitetin e Gjuhës dhe Kulturës së Pekinit (BLCU) dhe ka përfunduar Akademinë e Diplomacisë “Gavro Vukovi?” në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë. Në vitin 2014, ka fituar titullin Doktore e Shkencave në Gjuhësi në Institutin Shtetëror “Pushkin” në Moskë.
Ka qenë kryetare e jurisë malazeze për Çmimin Evropian të Letërsisë (2011); anëtare e Bordit të Drejtorëve të Këshillit Evropian të Shkrimtarëve (Bruksel, 2013–2015); dhe anëtare e jurisë për Çmimin “Risto Ratkovi?” (2018).
Libra të botuar :
Arhetip ?uda – Arketipi i mrekullisë (2006, OKF, Cetinje)
Unë triumfoj (2008, OKF, Cetinje)
?avo, jedna neautorizovana biografija – Djalli: Një biografi e paautorizuar (2011, OKF, Cetinje)
Boja promjene – Ngjyra e ndryshimit (2013, Gligorije Dijak)
Š?er onoga bez ?ece – Vajza e burrit pa fëmijë (roman, Nova Knjiga, 2017)
Aimee ili Voljena – Aimee ose E dashura (roman, OKF, Cetinje, 2019)
Izvinite, mislim da umirem – Më falni, mendoj se po vdes (përmbledhje poetike, OKF, Cetinje, 2020)
Zovem se Ilan – Quhem Ilan (përmbledhje poetike, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrare të Malit të Zi, 2022)
Damen Kapritz – Kapriçio zonjash (Ouroboros, Nikši?, në shtyp)
Veprat e saj janë përkthyer në disa gjuhë, përfshirë shqipen, azerbajxhanishten, anglishten, holandishten, letonishten, kinezishten mandarine, polonishten, sllovenishten dhe ukrainishten.
Është përfshirë në shumë antologji të tregimeve dhe poezisë bashkëkohore:
Anthology of Contemporary Montenegrin Short Stories in English – Antologjia e tregimeve bashkëkohore malazeze në anglisht (përfshin novelën “Teshuva”), Cathedral Edition, 2010
Koret na asfaltu / Koretë* mbi asfalt (antologjia e parë poetike me autore gra nga Mali i Zi, Zagreb, 2013) (*Koretja (Koret) – pjesë e veshjes tradicionale të grave në Mal të Zi)
Poets of the Balkans – Poetët e Ballkanit (New Jersey, 2018)
Women Poets of Montenegro: Anthology 1970–2015 – Poetet gra të Malit të Zi: Antologji 1970–2015, red. Jovanka Vukanovi? (Bijelo Polje, 2017)
In the Web of Verse – Collection of Poetry by Women Poets of the Region Në rrjetën e vargjeve – përmbledhje poezish nga poetet gra të rajonit (Shura Publications, Opatija, 2016)
Poetics of the Land – My Montenegro – Poetika e tokës – Mali im i Zi (Karver, DEUS)
dhe shumë të tjera.
Gjithashtu është përfshirë në:
Best European Fiction – Fiksioni më i mirë evropian (Dalkey Archive Press; Funks Grove, Illinois, SHBA; 2014)
Balkan Bombshells: Contemporary Women's Writing from Serbia and Montenegro – Bomba ballkanike: Shkrimtare bashkëkohore nga Serbia dhe Mali i Zi (Istros Books, Londër, 2023, red. Will Firth)
Bodies and Languages in Motion: Contemporary Women’s Poetry in Post-Yugoslav Poetic Cultures – Trupa dhe gjuhë në lëvizje: Poezia bashkëkohore e grave në kulturat poetike pas-jugosllave (Novi Sad, 2024)
Words Without Borders, “One Day When You Leave the Black Mountains” – Një ditë, kur të largohesh nga Malet e Zeza, përkthyer nga gjuha malaziase nga Will Firth (korrik 2025).
 

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme