Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Organizimi

Kati i parë
Hyrja e bibliotekës është ideuar si një sallon i vogël që të orienton më në brendësi të saj. Në anën tuaj të djathtë gjëndet menjëherë një sallë aktivitetesh për fëmijë. Po në këtë kat përballë derës së hyrjes ndodhet Fondi i Hapur i librit për fëmijë si dhe arkivi i këtij fondi. Në ballë të hyrjes gjendet Oborri i brendshëm i bibliotekës i cili shërben për mbrëmje poetike, ekspozita, aktivitete të ndryshme. Në krahun e majtë gjëndet dera që të sjell në sallonin e hyrjes. Po në katin e parë në anën e majtë të sallonit gjëndet Fondi i Hapur i Librit të Huaj, si dhe Fondi Rus, reparti i libërlidhjes si dhe një varg magazinash.

Kati i dytë
Përmes disa shkallëve anësore ngjitesh në katin e dytë dhe të tretë të bibliotekës. Në këto kate mungojnë sallat e leximit, por janë të vendosur koleksione të rëndësishme të bibliotekës sonë, ai i periodikut dhe një koleksion special me libra antikuarë të trashëguara nga bibliotekat e institucioneve fetare të shekujve XV-XIX, si dhe Fondi Albano-Balkanologjik dhe Fondi i Huazimit.

Kati i tretë
Përmes një shkalle kalohet në katin e dytë të bibliotekës, që ka hapësirat e duhura për studim dhe çlodhje. Në këtë kat gjenden disa salla, si dhe zyra të administratës së bibliotekës.

Fondi Digital
Një hapësirë e vogël që shërben për digjitimin dhe publikimi online të librave dhe periodikëve të vjetër që biblioteka ruan në fondet e saj.

Salla me fonde të hapura
Eshtë nje sallë e madhe me poste pune. Në raftet e librave lexuesi mund të gjejë dhe të konsultohet lirisht me materialet që i nevojiten të ndara sipas sistemit ndërkombëtar KDU.

Salla Koliqi
Eshtë një sallë mjaft e rëndësishme në veprimtarinë e bibliotekës. Në këtë sallë ruhet biblioteka private e shkrimtarit dhe figurës së shquar shqiptarë Ernest Koliqi. Ky fond librash përbëhet nga monografi, studime dhe një koleksion të pasur gazetash, të gjitha këto me rëndësi të madhe për studimet albanologjike.

Sporteli i huazimit
Për ti ardhur në ndihmë sa më mirë lexuesve biblioteka, jonë përmes një sporteli të veçantë kryen edhe huazimin e librave. Huazimi i librave bëhet vetëm për anëtarët e bibliotekës. 

Posti i konsultimit bibliografik
Eshtë vendosur në një skaj të këtij kati. Eshtë një post i bazuar në skedar, letër (alfabetik, sistematik, universal) dhe në katalogun e informatizuar për të cilin po punohet.

OPAC

Katalogu i bibliotekes se Shkodres për libra periodike etj

COBIB.AL

Katalogu i përbashkët i bibliotekave të Shqipërisë

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme