Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Statuti i Bibliotekës e Qytetit

Formimi dhe pronësia
Biblioteka e qytetit të Shkodrës është formuar në vitin 1931. Që nga viti 1968 ajo emërtohet Biblioteka Publike "Marin Barleti". Biblioteka është pronë e Bashkisë së qytetit. Bashkia e Qytetit i siguron mbështetjen financiare dhe ruan të drejtat e saja administrative.

Qëllimi dhe detyrat e përgjithshme
Biblioteka është një ndër institucionet qëndrore të qytetit. Ajo ka për qëllim ti shërbejë formimit kulturor të qytetarëve përmes librit, shtypit periodik, internetit etj. Biblioteka është qëndra më e rëndësishme e qytetit në grumbullimin, ruajtjen, përpunimin dhe shërbimin e librit. Eshtë qëndër metodike për të gjithë rrjetin e bibliotekave të qytetit.

Funksionet e bibliotekës
Biblioteka "Marin Barleti" kryen këto funksione :

  1. Siguron përmes blerjeve një pjesë të mirë të botimeve koherente në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.
  2. Vendos në dispozicion të lexuesve librat që ndodhen në fonde duke i dhënë në përdorim brënda dhe jashtë bibliotekës.
  3. Përgatit aparatin informativ në shërbim të lexuesve dhe të vetë bibliotekës.
  4. Parteritet ndërbibliotekar
  5. Ruan të drejtën e autorit bazuar në ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.


Organet e bibliotekës
Drejtoria

  1. Planifikon, organizon, drejton kontrollon dhe mban përgjegjësi për të gjithë punën në bibliotekë.
  2. Ka lidhje dhe varësi të drejtpërdrejtë nga Bashkia. Drejtori emërohet nga Kryetari i Bashkisë dhe është në vartësi të Zyrës së Kulturës pranë Bashkisë.
  3. Vendos marrjen në punë të punonjësve bazuar në kriteret e konkurimit. Lidh kontratat e punës bazuar në Kodin e Punës.
  4. Kontrollon anën financiare që lidhet me pasurimin e fondeve dhe investimet.
  5. Orienton dhe kontrollon aftësimin profesional të punonjësve.
  6. Për realizimin e drejtimit dhe të kontrollit krijon komisione të përkohëshme me specialistë të brëndshëm dhe të jashtëm.
  7. Merr masa disiplinore të parashikuara në Kodin e Punës
  8. Drejton Këshillin Shkencor të Bibliotekës


Këshilli shkencor
Eshte organ këshillues i drejtorit

  • Këshilli Shkencor i Bibliotekës përbëhet nga 5 vetë, dy nga biblioteka dhe tre specialistë të jashtëm. Ai mblidhet 4 herë në vit.
  • Këshilli shkencor gjykon dhe sugjeron zgjidhje për çështjet themelore të veprimtarisë së institucionit.


Përgjegjësit e sektorëve

  • Planifikojnë, organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e sektorëve ku punojnë .
  • Bashkërendojnë punën me sektorë të tjerë të bibliotekës
  • Kërkojnë dhe japin llogari për punën e bërë.


Asambleja e lexuesve

Mblidhet një herë në vit. Pjesëmarrja në asamble është e lirë.
ë- Asambleja është organ konsultativ i organeve drejtuese te bibliotekës, që ka si synim pjesëmarrjen dhe tërheqjen e mendimit të komunitetit në veprimtarinë e bibliotekës.

Dispozita të përgjithshme

  • Baza e të dhënave ne bibliotekë janë skedarët dhe katalogu online.
  • Përpunimi i librave bazohet në standartet nderkombëtare të përcaktuara nga IFLA , AACR2 (ISBD).
  • Anetarësimi dhe shërbimet janë falas.
  • Ambientet e bibliotekës nuk lejohen të përdoren per qëllime politike dhe fetare.
  • Punonjësit e bibliotekës mund të anëtarësohen në shoqatat bibliotekare brenda dhe jashtë Shqipërisë.
  • Nxjerrja jashtë Shqipërisë e librave bëhet vetem me leje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
  • Statuti i bibliotekës ndryshohet herë pas here në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në fushën e bibliotekave.

OPAC

Katalogu i bibliotekes se Shkodres për libra periodike etj

COBIB.AL

Katalogu i përbashkët i bibliotekave të Shqipërisë

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme