Antikuariati
Biblioteka "Marin Barleti", ka rreth 250 mijë libra me rreth 71.924 tituj ( libra, periodikë, harta, atlase, CD. dhe materiale të tjera).
Ajo ka një serë koleksionesh që e bëjnë këtë bibliotekë nga më të pasurat e Shqipërisë.
Antikuariati është i formuar kryesisht nga pasuritë e bibliotekave të enteve fetare, shoqërive dhe të personave privatë.
Përmban inkunabula, enciklopedi, fjalorë etj. që sipas disa shënimeve nuk gjënden as në bibliotekat e Tiranës. Në këtë koleksion ndodhen edhe libra të shek.XVI-XIX që trajtojnë kryesisht probleme fetare (teologji dogmatike dhe morale), të drejtën kanonike, apologjetikë, elokuencë, gjuhësi, histori, gjeografi, etj. Zënë vend në këtë, fond edhe mjaft tekste mësimore, sidomos metoda për mësimin e gjuhëve të huaja.
Doreshkrime
Eshtë një koleksion relativisht i pasur. Në të gjënden rreth 155 dorëshkrime e daktilografime . Mund të përmendim disa prej tyre:
Dorëshkrime të Justin Rrotës, si: "Gjuha e shkrueme", "Shënime gjuhësore", etj.
Dorëshkrime të At Shtjefën Gjeçovit, si: "Shënime të Kanunit të Lek Dukagjinit", "Dera e brezat e Dukagjinëve", etj.
Dorëshkrime të Gjergj Fishtës, si fragmente nga "Lahuta e Malcis".
Dorëshkrime të Dora D\'Istrias, M.Sirdanit,P.Bardhit, B.Demës, R.Topia, etj"
Fondi Albano-Ballkanologjik
Eshtë një ndër më të pasurit e vendit. Përmban një sërë librash të autorëve më të shquar shqiptarë dhe të huaj që nga shekulli i XVI e deri në ditët tona.Në fond librat janë të ndarë në dy grupe:
Në këtë fond gjënden veprat e Barletit, Buzukut, Bogdanit , Bardhit, Merulës, Biemit, Farlati-Coleti, Thalloczy-Jericek-Sufflay , Hahn, De Martino, Monzour; kronika, letra dhe relacione të mjaft njerëzve diturakë që shkelën vendin tonë.
Në pjesën e fondit shqip një vend të rëndësishëm zënë sidomos veprat e autorëve të veriut dhe të arbëreshëve. Mes librave ndodhet edhe "Gjella e Shën Marisë" (1762), e Jul Varibobës, libër unikal. Vend të rëndësishën zënë edhe përkthimet.
Në këtë fond ndodhen disa nga koleksionet e gazetave dhe revistave shqiptare në gjuhët shqipe dhe të huaj. Bazuar në titujt dhe periodicitetin e gazetave dhe revistave që gjënden, pa dyshim këtë koleksion mund ta cilësojmë si të rrallë për bibliotekat shqiptare.
Koleksioni i hartave
Janë të ruajtura rreth 232 harta që i takojnë viteve 1877-1960. Tematika e tyre është e larmishme. Biblioteka ruan në fondet e saj harta fizike, topografike, ushtarake administrative të Shqipërisë, Ballkanit e Europës.
Katalogu i bibliotekes se Shkodres për libra periodike etj
Katalogu i përbashkët i bibliotekave të Shqipërisë
Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme