Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Autorët pjesëmarrës në Festivalin Letrar Mbarëkombëtar

31 Tetor - 1 Nëntor

Njihuni me autorin Durim Taç
Durim Taçi ka studiuar filologji e kinematografi në Tiranë dhe filozofi në Milano. Autor dygjuhësh, Taçi është edhe përkthyes i shumë titujve në shqip. Me romanin “Codice Kanun” (2016), është nderuar me Çmimin Montefiore. Pason trilogjia e leximit me romanet “Extra Time, vetja jote e dytë” (2019), “Extra Time, la tua seconda persona” (2020), “Një prani në ikje” (2020) “Una presenza che sfugge” (2021). Libri i tij “Liqeni në mes të detit” (2022) është nderuar me Çmimin Fishta 2022. Durim Taçi është fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë 2021 me përmbledhjen e tregimeve “Nga një derë tjetër” (2021), botuar edhe në italisht, “Da un’altra porta” (2023). Që nga viti 2024 jeton midis Tiranës dhe Bergamos (Itali), ku pat emigruar që në vitin 2000.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme