"Në Mbretërinë e Përrallave" ishte aktiviteti që u zhvillua ditën e sotme në mjediset e Biblotekës "Marin Barleti" me fëmijët e kopshtit Borëbardha, të grupmoshave 5 - 6 vjeç.
Ky aktivitet i organizuar në kuadrin e 1 Qershorit, ideuar nga poetja, gazetarja dhe bashkëpunëtorja e palodhur e bibliotekës, Arjola Zadrima, ndihmoi në zhvillimin e gjuhës, imagjinatës dhe aftësisë për të nxjerrë përfundime. Ishte një përvojë argëtuese dhe edukative që i afroi fëmijët më shumë me botën e librit dhe vlerat njerëzore.
Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)
Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme