Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Bëhet prezantimi i dy librave"Fejesa n'djep a se Ulqini i marrun" dhe "Në kërkim të një drame ndryshe"
Më
8 gusht 2017, në Skenën Verore të Ulqinit (në kalanë e këtij qyteti) u
bë prezantimi i dy librave të botuara nga shtëpia botuese “DITI &
OLI” me përfaqësues z. Gazmend ÇITAKU.
Librat e botuar ishin:
“Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” (ribotim) i Ndoc Nikajt dhe studimi
“Në kërkim të një drame ndryshe” i autorit Gëzim Puka.
Botimi i këtij libri u mundësua nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i Malit të Zi.
Në veprimtarinë promovuese morën pjesë drejtori i Bibliotekës “Marin
Barleti”, z. Gjovalin Çuni dhe Gëzim Puka lektor në Universitetin e
Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Takimi me autorët u drejtua nga Gazmend
ÇITAKU.
Në këtë foltore u theksua rëndësia e ribotimit të letërsisë
së traditës dhe u evidentuan disa nga autorët më përfaqësues të dramës
shqipe bashkëkohore.