Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Gruaja në fokusin e letërsisë
"Gruaja në fokusin e letërsisë" ishte aktiviteti që u zhvillua sot në bibliotekën "Marin Barleti". Ky aktivitet ishte pjesë e javës së veprimtarive që organizohen në kuadër të festës Ndërkombatëre të Gruas, 8 Marsin nga Bashkia Shkodër.
Drejtori i bibliotekës Maxhid Cungu, shprehet se rëndësia e femrës në shoqëri duhet të vihet në dukje gjatë gjithë kohës, jo vetëm në ditë të caktuara.
E ftuar si shkrimtare, ishte Fatbardha Saraçi e cila tregoi eksperiencën e saj në fushën e letërsisë.
I ftuari tjetër në këtë aktivitet ishte dhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj, i cili e vlerësoi figurën e femrës shqiptare.