Ne perkujtim te 100 vjetorit të lindjes.
Arshi Pipa lindi ne Shkoder me 28 korrik 1920, ne kohen kur ne kete qytet, per shkak te rrethanave historike, ishte vendosur pothuaj e gjithe elita intelektuale dhe politike e Shqiperise. I ati, avokat Mustafa Pipa, qe rridhte nga nje familje patriotike libohovite, u vendos ne Shkoder me detyren e Kryetarit te Gjykates Civile gjate periudhes se Luftes se I Boterore, duke u bere menjehere pjese e qenesishme e jetes shoqerore te ketij qyteti. Emri i tij renditet mes figurave me te shquara te elits kombetare patriotike, e cila jetonte e vepronte pothuajse e gjitha në Shkoder pergjate dekades se dyte te shekullit te kaluar. Ndaj nuk eshte e rastit qe si Arshiu, ashtu dhe vellai i tij me madh Myzaferi, pa harruar dhe motrat e tyre ndoqen rrugetimin e jetes te orientuar drejt kultures, udhehequr nga nje kod parimesh fisnike me norma te shenjta si dinjiteti i shpirtit te lire, atdhedashuria dhe qendresa, nje rrugetim qe do te shoqerohet ne vijim nga perndjekja me pasoja deri fatale siç ndodhi me Myzaferin, vrare nga dora kriminale e rregjimit komunist.
Mesimet e para Arshiu i mori ne vendlindje. Filloren dhe nje pjese te gjimnazit i kreu ne kolegjin jezuit, per te vazhduar me pas ne gjimnazin shtetnor te Shkodres, ne degen klasike. Ende nuk eshte bere e qarte nga studiuesit nese kjo zhvendosje u be me deshire, apo me detyrim si rezultat i mbylljes se shkollave joshtetnore nga reforma Ivanaj. Por dime, fale kujtimeve te bashkekohesve, qe ai ka qene gjithnje me i shquari ne mesime, dhe se pikerisht ne ate kohe shfaqi dhe talentin e tij ne letersi me poezine e titulluar “Ne lamin e luftes”, botuar tek Cirka ne vitin 1936, nje poezi epiko-lirike qe vjen si nje ze i qarte proteste ndaj tmerreve te luftes qe mbjell veç vdekje. Ne kete periudhe ze fill edhe krijimi i vellimit poetik Lundertare, te cilin do ta botoje ne 1944, si dhe do te hidhet here here edhe nga proza.
Percaktuese per te kane qene studimet e larta, te cilat ai i kreu shkelqyeshem ne Universitetin e Firences, prane fakultetit te letrave dhe filozofise, ku ne tetor te vitit 1942, do te mbroje tezen mbi studimin e tij filozofik Morale e religione in Bergson, duke shenuar keshtu te parin kontribut te tijin si studiues shqiptar ne kulturen boterore. Duhet thene se Pipa, megjithate si preference te pare duket se ka patur universitetet franceze, per arsye se paramendohej se jeta universitare italiane ishte dogmatizuar nga ideologjia mbizotëruese fashiste. Por siç, dihet, Arshiu nuk u josh nga asnjë propagandë totalitare. E ndoshta per kete arsye zgjodhi te kryente tezen mbi filozofin francez.
Jeten pedagogjike ai e filloi ne vitin shkollor 1941-1942 ne gjimnazin e Tiranes, per te vijuar me pas 1942-1943 në gjimnazin e Shkodres. Ndersa ne vjeshten e vitit 1943 do te kthehet ne Tirane ne Institutin femeror Donika Kastrioti. Besnik i parimeve te lirise ai refuzoi udhezimet me fryme fashiste te drejtuesve te arsimit t kohes, duke rrezikuar jo pak nese mbajme parasysh qe vellai i tij Myzaferi per te njejtat shkaqe gjendej i internuar ne Ventotene. Pikerisht ne vitet e luftes, krahas ushtrimit te profesionit te pedagogut, ai do fokusohet ne lemin e kritikes, jo vetem ne aspektin teorik por edhe ne ate konkret me shkrime mbi Nolin, Konicen, Fishten e Migjenin, te cilat do t’i botoje ne revistat e kohes, Shkendija, Fryma, qe drejtohej nga vellai, Myzaferi dhe Kritika, e themeluar dhe e drejtuar nga ai vete.
Perfundimi i Luftes do ta gjeje ne Tirane. Si nje personalitet tashme i afirmuar i letrave shqipe do te ftohet per te kontribuar ne zhvillimet letrare te kohes, por pikepamjet e tij kritike nuk pelqehen nga rregjimi i porsainstaluar. Me 26 prill 1946 burgoset me akuzen agjitacion e propagande. Nderkohe, Sigurimi i kishte vrare vellanë, Myzaferin, ne qelitë e paraburgimit ne Shkoder. Lajmin e hidhur Arshiu do ta mesonte me vone. Ne burgun e Durresit, ne prag te lirimit, i pyetur nga Sigurimi nese ishte penduar dhe ishte i gatshem te nderronte rruge, Arshiu do te deklaronte me perbuzje se nuk kishte ndryshuar asnje mendim dhe nuk tundej nga pikepamjet e tij. Pergjigja do t’i kushtonte vertet shtrenjte. E akuzuan per veprimtari armiqesore kunder pushtetit dhe pjesemarrje ne organizata subversive. E torturuan. Denimi i dyte qe vertet i rende: njezet vjet, nga te cilat vuajti vetem gjysmen, burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar: Durres, Vloçisht, Gjirokaster, Tirane, Burrel. Ne kete periudhe do te shkruaje vellimin e njohur poetik Libri i Burgut, te cilin do ta nxjerre pertej hekurave, te shkruar imet ne flete letrash duhani ne takimet me familjaret. Motivet e vuajtjes dhe të dhimbjes fizike e shpirterore, qendresa, humaniteti i te burgosurve, plaget e shkaktuara nga vellezerit, jane me te shpeshtat qe ndeshen ne kete veper, por nuk mungojne dhe persiatjet lirike mbi natyren njerezore, mbi femren, shpresen, besimin, apo karakterizimet epike te modelit te kreshnikut siç i gjejme dendur ne poemen e famshme Kupe Danja. Aty ketu, ne vargje antitezash, ndeshim simboliken biblike, shembullin universal perballe realitetit mizor te kohes. Ketij vellimi autori do t’i shtonte ne Shkoder edhe tre krijime poetike pas lirimit të tij me 26 prill 1956: Elegji per Gac Çunin, Vjeshte e dyte, dhe per kryengritjen maxharre. Vargu klasik, me rimarin e pasur e fuqine e muzikalitetit te ritmik plastik dhe larmia e formave te vjersherimit e bejne kete liber unikal ne letersine tone.
Vepra e tij poetike, perbehet nga kater vellime. Perveç dy te parave jane edhe Rusha dhe Autobiografi. E para, nje poeme e shkruar gjithashtu ne burg eshte botuar ne Mynih ne 1968. Nga ana formale, poema perben nje nderthurje të lirikes me epiken, ndersa motivi i perplasjes etnike shqiptar dhe shqa, mbeshtetur tek raporti vetja dhe i huaji si dhe vete sfondi historik mesjetar funksionalizojne pabesine e gjaksit serb si shkakun dhe thelbin e tragjedise se personazheve shqiptare, te cilet, edhe ne çastet e tyre fatale u permbahen thuajse me naivitet kodeve kalorsiake te nderit fisnik. Ne ndryshim me botimet e mesiperme, vellimi Autobiografia perbehet nga krijime origjinale ne gjuhe te huaja dhe ne faza te ndryshme te krijimtarise se tij. Kjo veper u botua nga te afermit pas vdekjes se autorit. Ndersa botimi “Meridiana”, botuar më 1969 po ne Mynih, eshte nje permbledhje poetike nga botimet e meparshme duke perfshire edhe ndonjë krijim te hershem te pabotuar.
Arratisja e tij ne veren e 1957 e rilidhi fizikisht me kulturën boterore por nuk e shkeputi shpirterisht nga bota dhe kultura shqiptare. Në SH. B. A., krahas veprimtarise profesionale si lektor në universitete te ndryshme, ku u shqua dhe gezoi respektin e kolegeve dhe studenteve te shumte, ai zhvilloi edhe nje veprimtari te dendur akademike si studiues duke qene i pranishem ne mjaft salla konferencash nderkombetare me kumtesa e me artikuj studimore ne botime prestigjioze mbi Danten, De Sanktisin, Ungaretin, Viko, Manxonin, Montalen, Gramshin etj. Pipa perben nje nga nyjet me te forta te lidhjes se kultures sone kombetare me kulturen boterore.
Natyrisht qe per ne mbeten te rendesishme kontributet e tij ne albanologji dhe studimin e letrave shqipe. Ai u perpoq te nderkombetarizonte vlerat e Milosaut te De Rades, perktheu ne anglisht Kronike ne gur te Kadarese, e po ashtu i çeli me mjeshteri shqipes nje dritare per te pare driten e lirikes latine dhe ate moderne europiane permes perkthimesh brilante. Ai korrigjoi gjithe perçudnimin qe beri imazhit letrar te Migjenit kritika e realizmit socialist, duke e sjellur ate ne dimensionet e mohuara tek studimi Miti i perendimit tek poezia e Migjenit, botuar fillimisht ne frengjisht e ribotuar tek kryevepra studimore e tij Trilogjia Albanika, botuar ne 1978 ne Mynih, ne nje kolane studimesh albanologjike. Çka duhet theksuar eshte se pas vdekjes se Koliqit dhe Valentinit, Pipa dhe Camaj kane mbajtur mbi supe gjithë peshen e albanologjise ne mergim, siç e deshmojne veprat e shumta te tyre dhe vete revista Albanika, te cilen ata e themeluan ne fillim te viteve nentedhjete.
Qe i ashper ndaj dikatures staliniste shqiptare, por i dha shtytje te forte çeshtjes se Kosoves si rrallë kush tjeter. Kontribuoi pareshtur per ruajtjen e identitetit ne diaspore duke marre persiper dhe riorganizmin e Vatres ne nje kohe te rendesishme historike.
Si perfundim mund te themi se Pipa eshte nder personalitetet e pakta ku ndeshen te nderthura pikepamjet me qendrimet, kurajua me durimin, mendja e ndritur dhe shpirti i paster.
Eduard Grishaj