Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Homazh per vepren e Arshi Pipes

Kur miku im, Myftar Gjana, me besoi kete veper te Arshi Pipes pata nje emocion thelle dhe kuriozitet. Kurioziteti m’u shtua kur pashe ne krye te vepres se tij “Burgu i Burrelit 1955”. Te shkruaja per kuptimin e jetes ne kushtet kur jeta ishte bere pa vlere dhe poshterohej ne gjithfare menyrash, kur karakteret e verteta poshteroheshin dhe fyheshin, patjeter duhej nje force e madhe karakteri, force dhe morali per t’u ngritur mbi kushtet e ekzistences. Ku e gjeti forcen per te mos e braktisur mendimin? Pse pikerisht Bergsonin?
Kjo force per te mos u larguar nga mendimi edhe ne kushtet me te veshtira te ekzistences, me kujtoi nje mendim te Haidegerit, te vitit 1957. Sipas tij “ikja para mendimit eshte nje mik shqetesues qe nderhyn kudo ne boten e sotme. Sepse sot, gjithçka mesohet ne menyre me ekonomike dhe, ne momentin me pas, eshte harruar po aq shpejt”. Pasojat e kesaj gjendjeje jane shume te rrezikshme per nje shoqeri qe nuk e ka njohur lirine e te menduarit. “Mungesa ne rritje e mendimeve do te shtonte me pas, Haidegeri mbeshtetet mbi nje proces qe sulmon substancen me intime te njeriut te sotem; ky i fundit eshte ne arratisje nga mendimi. Kjo arratisje shpjegon mungesen tone te mendimeve, por, ajo presupopzon qe njeriu nuk do as ta shohe e as ta pranoje mendimin. Njeriu i sotem. Madje do e mohoje fare hapur”. Kjo analize, ne trajte maksime e Haidegerit, e provoi totalitarizmi dhe e ashtuquajtura kohe e trazicionit. Po le t’i kthehemi subjektit tone.

Arshi Pipa nuk e braktisi mendimin edhe ne kushtet e burgut te Burrelit. Pse Bergsoni? Valle vetem per dhuntite e tija te rralla si shkrimtar? Ndoshta pergjigjen e gjejme tek vepra e Pipes kur ai evokon shembullin e Sokratit dhe te Krishtit. “Athina e denoi Sokratin qe te pinte kukuten, ashtu si Jerusalemi denoi Krishtin me kryqezim. Arsyeja ishte e njejta, ne fund te fundit, ajo e ruajtjes se shpetimit publik… Shembulli eshte perseritur me shume se nje here ne histori. Te prek fakti kur mendon se shoqeria ka denuar, si keqberesit me te medhenj, edhe ata qe qene mireberesit me te medhenj te njerezimit. Perse keshtu? Sepse shoqeria, cilado qofte shtrirja e saj, eshte nje entitet i mbyllur, qe i ka kufinjte e saj te caktuara: ndersa njerezorja eshte gjithçkaja e hapur qe nuk duron kufizime dhe qe perterihet vazhdimisht ne hapesire dhe ne kohe”. Keshtu shkruante Arshiu ne burgun e Burrelit me 1955.

Per me teper Bergsoni e denoi moralin e “mbyllur” – tradicional, thjesht i jashtem, i udhehequr nga opinion dhe i ndryshem sipas vendeve-dobia e pare e te cilit eshte qe te garantoje stabilitetin e shoqerise. Bergsoni perftyron nje moral te “hapur”, te varur nga intuita superior e disa ndergjegjeve te jashtezakonshme te leshuara drejt ndjenjave me te larta per te Miren, te zbatueshme jo vetem per nje shoqeri, por per gjithe njerezimin. Fjala ishte per ta çliruar njeriun nga ngushtesite, nga “frenezia industriale” e qyteterimit tone dhe per te rizbuluar “frenezine e asketizmit” te Mesjetes, fjala ishte per te thyer kodet e papersosura, nen te cilat “renkonte njerezimi gjysem i dermuar” dhe per ta hapur moralin ndaj drejtesise absolute (gje qe Pipa nuk e pa dot ne vendin e vet, prandaj fati i tij ngjan me ate te Sokratit dhe te Krishtit) dhe dashurise. Shkurt, Bergsoni aspironte rizbulimin e moralit te heronjve dhe shenjtoreve “per te furnizuar…perpjekjen e domosdoshme me qellim qe te realizohej funksioni esencial i universit qe eshte nje makine per te bere perendi”.

Nga ana tjeter, per Bergsonin, feja paraqitet se pari “statike”, dmth qe ajo eshte dogme dhe kult, qe eshte e domosdoshme per rendin dhe mireqenien, frut i nje “fuksioni fabulatris” qe shpik hyjni si kafaze te sigurise dhe pavdeksise. Bergsoni kerkon me shume nje fe “dinamike” qe nuk duhej te varej me nga konsiderata utilitare, por qe do te ishte nje bashkim direkt me hovin universal, me dashurine dhe thelbin e kulluar te Zotit. Ai kerkonte besimin e mistikeve, perpjekja e te cileve ka qene gjithmone per t’u ngjitur tek burimi i gjerave. Rruga e ndjekur nga intuita e kohes (durée) arrin pareshtur ne nje koncentrim me te larte te kohes, deri ne unifikimin e realitetit dhe te universit, ku progresioni dhe uniteti takojne keshtu prezencen e Zotit – koncentrim i perkryer i kohes, krijuese e perjetshme “gjeneruese njeheresh i materies dhe i jetes”. Bergsoni ngrihet kunder doktrinave qe kane reduktuar tek njeriu pjesen e shpirtit “shume te vogel tani, shume te dobet per ta drejtuar”. Ai do qe te beje qe te rilinde tek ne etja shpirterore, e cila eshte ne gjendje te shpertheje limitet e kushtit tone. Dhe me kete veper te shkruar ne kushtet me te veshtira te tij, ai, Arshi Pipa, i shpertheu kushtet e tij te ekzistences.

Duke u njohur me fatin tragjik te Pipes dhe shume intelektualeve te shquar te vendit tone, se si u manipuluan turmat nga sharlatane politike, qe per fat te keq vazhdojne edhe sot, se si te verteta e tyre nuk u pelqyen, por u revoltuan prej tyre dhe nuk u revoltua prej sharlataneve, m’u kujtuan keto fjale te Vilhelm Rajhut: “Mos u nxeh, Fyhrer i vogel i proletareve dhe demokrateve te te gjithe botes. Besoj se liria e jote e vertete ne te ardhmen, varet me teper nga pergjigja e kesaj pyetjeje te vetme, se sa nga dhjetra e mijera mendime e mbledhje te partise.

“Poshte! Ndyen nderin e kombit dhe te pararojes se revolucionit! Poshte! Çojeni te muri i pushkatimit!”. Thirrjet “Rrofte” dhe “Poshte” nuk te çojne asnje hap afer qellimit tend, Njeriu. Kujton se liria jote sigurohet kur “çon njerez te muri i pushkatimit”. Ta marre e mira “çoje njehere vehten dhe shikohu perpara nje pasqyre!” Sharlatanet politike shqiptare luajten me keto instikte te trumes per t’ia mbyllur gojen Arshiut dhe te tjereve te shkolluar ne universitetet me te mira te Europes dhe te Amerikes, per t’i vrare dhe per t’i lene qe te vdisnin nga uria, apo te punonin pastrues e bojaxhinj, ndersa inferioret konsideroheshin te ditur dhe glorifikoheshin me thirrjet “Rrofte”, ndersa te diturit neperkembeshin nen thirrjet “Poshte”. Te zgjidhje Bergsonin dhe, sidomos, problemin e fese dhe te rolit te herojve ne moral, Pipa, sit e thuash, parashikoi dy rreziqet e medha qe e preken shoqerine shqiptare, ndalimin e fese dhe perdhosjen e heronjve dhe atdhetareve te vertete. Per me teper, filozofia e Bergsonit eshte edhe nje filozofi e veprimit. Koha jone ka nevoje per veprim dhe mendim, ndryshe ne do te perballeshim me manipulime te tjera te shpirtit. Permes kesaj skice mbi kuptimin e jetes, te bazuar mbi filozofine e Bergsonit, Arshi Pipa kerkoi qe njeriu te mos trajtohej me si mjet, por si qellim ne vetvete. E thene ndryshe, ne kemi nevoje per qytetare qe mendojne per fatin e tyre ne kete bote dhe nuk e lene kete fat qe t’ua ndertojne te tjeret, qofshin keto sekretaret e pare, fyhreri dhe ati i proletareve, apo demokrate qe i ndrrojne bindjet siç ndrrojne kemishet ne mengjes.

Ky qe fati tragjik i Arshi Pipes dhe shume intelektualeve te shquar te kombit tone, ne nje kohe kur dijet dhe pervoja e tyre mund te shkonin ne favor te perpunimit kulturor dhe intelektual te gjenerateve te reja, me qellim qe te mos mbeteshim si thumb ngulur ne tru te njerezimit.
Gjergj Sinani

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme