Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Promovim libri!
Në mjediset e bibliotekës "Marin Barleti" u prezantua libri “Rrënjët&Malet e Malësisë së Madhe” i autorit Gjon Frani Ivezaj.
Ky libër është frut i një pune kërkimore shkencore që autori ka bërë në vazhdim të botimeve të tjera të mëparëshme që po ashtu kanë si objekt studimi kryesisht zonën e Malësisë së Madhe por që përfshijnë në shumë raste edhe treva të tjera të banuara nga iliro-shqiptarët.
Libri që u prezantua trajton specifikisht historinë e Malësisë së Madhe të ndërthurur me elemente gjeografike, etnike, organizimin shoqëror e fisnor, etj.