Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Festivali Letrar i Shkodrës, edicioni XIV
Edicioni i XIV i Festivalit Letrar të Shkodrës që organizon Biblioteka "Marin Barleti", filloi me bisedën mes shkrimtarit Virion Graçi dhe lexuesve shkodranë, moderuar nga pedagogia e letërsisë Ermira Alija.
Gjate bisedës së tij autori tha se e kishte pritur me shumë kënaqësi ftesën duke konsideruar lexuesit shkodran si nga më të kulturuarit.
Përveç përvojës së tij si krijues i më se dhjetë romaneve dhe i librave me poezi, ai foli edhe për çeshtjet e letërsisë bashkëkohore, sfidat e krijuesve të artit gjatë kohës së tranzicionit si dhe në periudhën aktuale.
====================
Virion Graçi u lind në Gjirokastër, më 1968. Ai ka botuar:
“San Valentino” (poezi, 1993)
Romanet:
“Të çmendur në parajsë” (1995),
“Shpata e ndryshkur” (1999),
“Bijtë e zotit majmun” (1999),
“Babai në shi” (2000) 2008,
“Zonja pa emër” (2005),
“Litari dhe lamutmira” (2011),
“Stina e Hijeve” (2014),
“Djali memec” (2016),
“Pëllumbat i vrasin natën” (2018),
‘Dead End’ (2019).
Romani i tij “Të çmendur në parajsë” është përkthyer dhe botuar në frengjisht ‘Au paradise des fous” nga shtëpia e mirënjohur botuese franceze, Editions Gallimard 2001 dhe në greqisht “Trelis stin paradiso” nga shtëpia botuese Editions Patakis.
Nga viti 1994 deri në vitin 2010 Virion Graçi ka qenë pedagog i letersisë botërore në Universitetin “Eqerem Çabej”, ndërsa nga viti 2010 e deri tani punon në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë.