Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Festivali Letrar i Shkodrës, edicioni XIV
Edicioni i XIV i Festivalit Letrar të Shkodrës që organizon Biblioteka "Marin Barleti", vijoi edhe këtë të shtunë me bisedën mes shkrimtarit Ylljet Aliçka dhe lexuesve shkodranë, moderuar nga studiuesi i letërsisë Gjovalin Çuni.
Biseda u trajtua mbi tematikën e krijimtarisë së autori, ku shpalosi dhe mendimet për sfidat e letërsisë bashkohore.
Librat e Aliçkës kanë trajtesa autobiografike të cilat i ka përjetuar vetë autori. Këtu shkrimtari citon një thënie të Papa Vojtiles ku thotë se : "Sejcili është unik dhe i papërsëritshëm".
====================
Ylljet Aliçka ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Didaktike”, më 1989, dhe titullin “Profesor i Asociuar.
Bashkautor në mbi 14 botime didaktike 1983 - 2007.
Ka shkruar letërsi artistike në prozë shqip dhe gjuhë të huaj, është autor skenaresh kinematografike.
Ka marrë disa çmime letrare dhe kinematografike.
Është antarë themeltar i shoqates kulturore "Fabrizio De Andre" Milano, Itali.
Qytetar nderi « LA REPUBLIQUE DE MONTMARTRE », Paris, 2011
Anëtar i Akademisë franceze « Berry- Georges Sand », Paris 2010
Anëtar i shoqatës së shkrimtarëve frankofonë, Paris, 2012
Anëtar I shoqatës së autorëve dramatikë dhe audiovisualë, SACD, Paris, 2006.