Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

22 nëntori, përkujtohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Data 22 nëntor shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në diasporën shqiptare. Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit.

Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh. Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.
U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare.
Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Taqi Buda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli, etj.
I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Gjergj Fishta u zgjodh nga kongresi për të kryesuar komisionin prej njëmbëdhjetë delegatësh që do të përcaktonte variantin më të mirë të alfabeteve të propozuara.
Pas tri ditë diskutimesh komisioni vendosi të mbështesë dy alfabete: një formë të modifikuar të alfabetit të Stambollit të Sami Frashërit i cili, edhe pse jo praktik për shtyp, përdorej më gjerësisht në atë kohë, dhe një alfabet të ri latin pothuajse të njëjtë me alfabetin e Bashkimit, me qëllim që shtypja e librave jashtë vendit të bëhej më e volitshme.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme