Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Festivali Letrar i Shkodrës, edicioni XIV

Biseda me shkrimtarin Arian Leka me datën 7 dhjetor, mbylli serinë e takimeve të Festivalit Letrar të Shkodrës.
Ai është një nga shkrimtarët më të lexuar dhe vlerësuar kohët e fundit në fushën e poezisë, prozës, gjithashtu dhe studimeve letrare. Vepra e autorit eshtë e përkthyer në nëntë gjuhë dhe krijimtaria e tij është e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Deti zë një vend të dukshëm në shkrimet e tija të cilat lidhen edhe me ndjesitë vetjake jetësore duke qenë se është nga qyteti bregdetar i Durrësit.

📚 Ndër botimet më të rëndësishme të tij veçojmë:

“Anija e Gjumit”, poezi,
“Gjarpri i Shtëpisë”, roman,
“Strabizëm”, poezi,
“Shpina e Burrit”,
“Ndreqje gabimesh”,
“Realizëm socialist në Shqipëri”,
“Lindur në provincë”,
“Në kërkim të këmishës së humbur”, etj.

Ndërkohë është marrë me përkthime, kryesisht nga letërsia italiane. Arian Leka është themelues i Festivalit ndërkombëtar “Poeteka e Durrësit” si dhe botues i revistës me të njejtin emër.
Gjatë bisedës e cila u moderua nga z. Gjovalin Çuni, ai sqaroi se qëllimi i krijimtarisë së tij është memorizimi i ngjarjeve, përcjellja e tyre në mënyrë artistike tek lexuesit. Analizave të tij nuk i shpëtojnë ngjarjet kryesore politike të lidhura me vendin tonë dhe hapsirave ballkanike të cilat autori arrin t’i trajtojë profesionalisht pa rënë në pozitat e një analisti politik.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme