Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Ndahet nga jeta Prof. Ferdinand Leka

U nda nga jeta Prof. Ferdinand Leka. Prof. Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18 prill 1930. Në qytetin e lindjes kreu gjimnazin e pasi shërbeu disa vjet si nëpunës, ndoqi studimet në degën e gjuhës e të letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1960, me rezultate të larta. Po atë vit filloi punën në sektorin e terminologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë.
Prof. Leka ka qenë një nga 87 pjesëmarrësit në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe te vitit 1972.
Në fushën e terminologjisë ai ka dhënë kontribut në hartimin e fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, që përmbajnë me dhjetëra mijëra terma. Në vitet 1975-1980 u përfshi në grupin e hartuesve të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980).
Së bashku me poliglotin Zef Simoni, hartuan një fjalor italisht-shqip me rreth 50 mijë fjalë (botimi i parë 1986 dhe disa ribotime të plotësuara e të përmirësuara).
Në fushën e gjuhësisë prof. Leka ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe duke redaktuar e përgatitur për botim vepra të tilla si studimi “Neologjizmat e K. Kristoforidhit”, i hartuar nga Kolë Ashta; “Fonetika” e Kostaq Cipos (botim i Akademisë së Shkencave); “Fjalor arbërisht – shqip” i Kolë Kamsit (botim i Universitetit të Shkodrës).
Prof. Leka shquhet si një gjuhëtar me prirje letrare dhe interesa të gjëra në këtë fushë, që i ka shfaqur jo vetëm në përkthimet e disa veprave madhore të letërsisë së huaj, por edhe në shkrime studimore.
Që nga vitet ’90 i kushtoi vëmendje të veçantë studimit letrar të krijimtarisë së Gjergj Fishtës, duke përmbledhur në disa shkrime meditimet dhe vëzhgimet shumëvjeçare rreth veprës letrare e kulturore të pashembullt të Gjergj Fishtës. (ATSH)

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme