Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhuroi libra për bibliotekën "Marin Barleti"
Biblioteka
“Marin Barleti”, pasurohet herë pas here me libra të rinj të cilët
dhurohen nga vetë autorët. Kësaj radhe ishte vetë Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari i cili dhuroi disa kopje të librit të tij të ri
“Meditime”. Myftiu i shoqëruar nga teologu z. Arben Halluni drejtues i
arsimit, pranë Myftinisë, u prit nga drejtori i Bibliotekës z. Maxhid
Cungu ku së bashku zhvilluan një bisedë rreth vlerave që përmbajnë
fondet e bibliotekës dhe në mënyrë të veçantë ekzemplarët e
Fondit të Antikuareve. Myftiu u njoh gjithashtu me aktivitetet e
ndryshme që zhvillon biblioteka në ruajtjen, dixhitalizimin e librave
dhe shërbimin ndaj lexuesve.