Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Prezantohet libri "Uilliam Shekspir" të Viktor Hygoit


Biblioteka "Marin Barleti" në bashkëpunim me "Aleancën Franceze" prezantuan librin "Uilliam Shekspir" të Viktor Hygoit. Veprimtaria u moderua nga drejtorja e "Aleancës Franceze" Dhurata Hoxha.
Përkthyesja e librit Ermira Xhomaqi Godo foli për historinë e veçantë që ka patur procesi i përkthimit i cili ka filluar nga gjyshi i saj, intelektuali Abdulla Rami, në kushte të internimi nga diktatura. Këtë punë ajo e ka vazhduar në vitet e fundit duke finalizuar me botimin e librit.
Drejtori Maxhid Cungu, në fjalën e hapjes theksoi se përkthimi i veprave të kolosëve të letërsisë botërore mbetet një burim i pashtershëm për zhvillimin dhe pasurimin e kulturës në vendin tonë.
Pedagogia e gjuhës frënge, Drita Brahimi mbajti kumtesën "Rëndësia dhe jehona e veprës "Uilliam Shekspir" të Hiktor Hygo.
Më tej morën fjalën pedagogu Gëzim Puka, studiuesi Gjovalin Çuni, Aleks Dushi, etj të cilët drejtuan pyetje përkthyeses dhe diskutuan rreth librit.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme