Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Promovimi i librit “Për një demokraci të vërtetë shqiptare” me autor Filip Guraziu

Në prag të Ditës Botërore të Librit, në Bibliotekën “Martin Barleti” u zhvilluan veprimtarite si viijon:
Promovimi i librit “Për një demokraci të vërtetë shqiptare” me autor Filip Guraziu u zhvillua në praninë e një audience të gjërë lexuesish dhe dashamirë të kulturës. Mësuesi i njohur Gjeto Voci paraqiti një analizë të hollësishme të librit duke theksuar rëndësinë për kujtesën historike të ngjarjeve që mbart libri. Shkrimtari i shquar Primo Shllaku e vlerësoi librin si kontribut në pasurimin e letërsisë memorialistike. Më tej ai trajtoi raportin që ka shkrimi në dialektin gegnisht, që është karakteristikë e këtij libri, me kulturën kombëtare të shkrimit të letërsisë.
Autori Filip Guraziu, pasi falenderoi pjesëmarrësit, solli disa aspekte të punës së tij si drejtues vendor por edhe si veprimtar të shoqërisë civile në zhvillimin social- ekonomik të zonës së Shkodrës e më gjërë.
Veprimtaria u moderua nga drejtori i Bibliotekës z. Maxhid Cungu i cili vlerësoi gjithashtu librin por edhe nisiativat e z. Guraziu në rrjetet sociale në promovimin e trashëgimisë kulturore e historike të zonës së Shkodrës si dhe vënjes së saj në shërbim të zhvillimit të shoqërisë shqiptare.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme