Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Ndahet nga jeta intelektuali dhe qytetari i nderit i Shkodrës, Ahmet Bushati!
Ndahet nga jeta intelektuali dhe qytetari i nderit i Shkodrës, Ahmet Bushati, një veprimtar i çmuar i reformave demokratike.
Ahmet Bushati u shqua për maturinë dhe luajalitetin në vendimarrjen gjatë viteve të para të demokracisë.
Ish Kryetari i parë i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, pas rënies së monizmit, ish i persekutuar politik ai ishte një shkrimtar i shquar dhe personalitet i njohur në kulturën shqiptare.
Lindi në Shkodër, më 25 mars të vitit 1929. Ishte anëtar i organizatës antikomuniste të studentëve shkodranë «Përpjekja Shqiptare».
Ahmet Bushati, përmes penës së tij, shpalosi realitetin e hidhur dhe pasojat e presionit kriminal komunist në Shqipëri.
Kontributi i tij në letërsinë shqipe vazhdon të respektohet dhe të admirohet nga lexuesit dhe studiuesit e sotëm.
Ndërsa ai nuk ndodhet më në mesin tonë, veprat e tij mbeten një thesar i çmuar kulturor për shoqërinë shqiptare.