Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Ndahet nga jeta Louise Elisabeth Glück!

Louise Elisabeth Glück, lindur më 22 prill 1943 është një poete dhe eseiste amerikane. Ajo ka fituar shumë çmime prestigjoze për poezinë e saj dhe ka lenë gjurmë të thella në skenën letrare modern.

Ka marrë Çmimin Pulitzer,
Medaljen Kombëtare të Shkencave Humane,
Çmimin Kombëtar të Librit,
Çmimin Kombëtar të Kritikëve të Librit,
Çmimin Bollingen dhe Çmimin Nobel në Letërsi.

Nga 2003 deri në 2004, ajo ishte Laureate Poete e Shteteve të Bashkuara . Në vitin 2020, asaj iu dha Çmimi Nobel për Letërsi "për zërin e saj të pagabueshëm poetik që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale".
Glück shpesh përshkruhet si një poete autobiografike; puna e saj është e njohur për intensitetin e saj emocional dhe për tërheqjen e shpeshtë të mitit, historisë ose natyrës për të medituar në përvojat personale dhe jetën moderne.

Ajo ka lindur në New York City, ndoqi kolegjin Sarah Lawrence dhe Universitetin Columbia por nuk mori një diplomë.
Përveç karrierës së saj si autore, ajo ka pasur një karrierë në akademi si mësuese e poezisë në disa institucione.
Ndërsa ajo nuk ndodhet më në mesin tonë, kontributi i madh në botën letrare dhe për vlerat që ka sjellë me krijimtarinë e saj të shquar, do të kujtohen gjithmonë.

ZAMBAKË TË ARGJENDTË

Netët janë të freskëta përseri si netët
e pranverës së hershme dhe përsëri është qetësi.
Mos nuk të pëlqen të flasim? Ne jemi
vetëm fillikat; nuk kemi ndonjë shkak për të heshtur.
Nuk e shikon; mbi kopsht po ngrihet hëna e plotë.
Nuk kam për ta parë më këtë hënë të plotë.
Në pranverë, kur hëna ngrihet, të duket se
koha është e pafundme. Lulet e borës
hapen dhe mbyllen, pareshtur
bien fara panjash në dritën e zbehtë.
Më e bardhë se e bardha hëna ngrihet mbi mënshtekna.
Dhe në shtegun ku pemët ndahen
narciset e parë, në dritën e hënës
me një të gjelbër argjendi të butë
Ne kemi kaq kohë bashkë dhe kemi mbërritur në fund dhe tani kemi frikë nga fundi. Këto net nuk jam më pak e sigurtë.
Unë e di çfarë do të thotë fund.
Sigurisht dhe ju që keni patur një burrë.
Pas qarjes së parë.
A nuk të duket gëzimi si frikë?

Shqipëroi: Roland Gjoza

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme