Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Festivalit Letrar i Shkodrës, bisedë me Shpëtim Kelmendin
Edicioni i XVI i Festivalit Letrar të Shkodrës, startoi këtë të premte me bisedën mes shkrimtarit Shpëtim Kelmendi dhe lexuesve shkodranë, moderuar nga Elhaid Aliaj. Mbrëmja e parë e Festivalit Letrar kishte në qëndër shkrimtarin, poetin dhe përkthyesin Shpëtim Kelmendi. Krijimtaria dhe emri i Kelmendit është ndër të parët që i përket grupit të shkrimtarëve shkodranë të pas viteve '90. Mbajtur në ambientet e Bibliotekës Publike "Marin Barleti" biseda me Kelmendin, ndjekur dhe pasuruar nga miq të poetit dhe të letërsisë në përgjithësi, u shndërrua në një forum ku pjesëmarrësit diskutuan dhe përballën mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me tema të tilla si, poezia, krijimi, filozofia, religjioni.
Gjithashtu, Biblioteka Publike "Marin Barleti" i dorëzoi z. Shpëtim Kelmendi një diplomë mirënjohje në emrin e këtij institucioni.
Festivali Letrar do të vijojë të mbahet çdo të premte, në katër javët e ardhshme.