Në kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, këta delegatë i përfaqësonin 26 qytetet dhe shoqëritë e ndryshme brenda dhe jashtë atdheut.
Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare.
Ndër pjesëmarrësit e shquar në Kongresin e Manastirit qenë At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi nga Shkodra, Shahin bej Kolonja dhe Petro Nini Luarasi nga Kolonja, Thoma Abrami nga Korça, Sotir Peci nga Bostoni, dhe Bajo Topulli e familja Qiriazi nga Manastiri.
Nën kryesinë e Atë Gjergj Fishtës u arrit menjëherë në mendimin e përbashkët që alfabeti t’i shërbente kryesisht forcimit të unitetit kombëtar.
Komisioni solli vendimin për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, duke mënjanuar kështu polemikat e kundërshtimet e duke hedhur bazat për formimin e gjuhës letrare shqipe. �Në këtë takim të hapur që u mbajt paradite në 20 nëntor, u shpall vendimi i Kongresit, i cili u miratua nga të gjithë delegatët e pranishëm.
Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)
Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme