Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Sot në ditën e lindjes së Ndre Mjedës.

"Vlera letrare e artistike e veprës së Mjedës asht e madhe.
Mbrendinë e shëndoshë ai e mvesh me nji formë të ngritun nga ana artistike, asht sensi i masës. Mjeda zotnon deri në përkyemje vetinë të dijë të japë aq sa duhet të mos zgjatet kot, të mos humbë në vargje të dobëta, që vijnë pas, efektin e vargjeve shumë të forta, që vijnë ma parë. Për poezinë e Mjedës proliksiteti asht i panjohun. Këtë mund ta vëresh në gjithë veprën e tij". Mark Gurakuqi


Mjeda poet:


SCODRA
XI
I madhnueshem shkelzete bregut t’Drinit,
Prei mermerit katruer t’adhenun, prei arit
Xhixhlloj’s nen rreze qi pershkrepshin s’parit,
Tempull i ngrehun hyjnave t’Elinit.

E mbarshtrojsit e Zeusit n’petka lînit,
Stolisun kryetin me kunora larit,
Ndezne kêmcat rreth lternavet per s’mbarit,
Tui ftue t’idhnuemit hyjënor’t e fqinit.

Kersitte kêmi mbrenda kup’s s’prarueme:
E shkul tu’ u çuemun, neper qiell t’faltores
Tymi i erkândshem fjolla fjolla hypë.

Gjimoi moti ne e rrmakt, e zâne t’mbulueme
Shungulluene prei s’neltit t’nji dritores:
“Aferdita per fli Rozafen lypë”

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme