Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Festivalit Letrar i Shkodrës, bisedë me Mark Lucgjonaj
Në vijim të nismës "Nëntori në Bibliotekë" si dhe në kuadrin e Festivalit Letrar 2023, në ambientet e bibliotekës publike "Marin Barleti", u mbajt biseda me shkrimtarin nga Tuzi, Mark Lucgjonaj.
Lucgjonaj bashkëbisedoi me të pranishmit duke shfaqur pikëpamjet e tij mbi letërsinë, politikën si angazhim qytetar, për jetën në kufi, për Tuzin, Shkodrën, religjionin si dhe pozicionin dhe rolin e të rinjve në ndryshimin e mentalitetit.
Biseda me Mark Lucgjonaj u drejtua nga profesoreshë Ilirjana Stankaj, mësuese pranë shkollës "Oso Kuka".
Biseda me shkrimtarin Mark Lucgjonaj ishte e katërta në ciklin prej pesë bisedash të inkuadruara në projektin Festivali Letrar 2023, qëllimi i të cilave është krijimi i një atmosfere diskutimesh të hapura dhe forumi.