Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Autorët pjesëmarrës në Festivalin Letrar Mbarëkombëtar

31 Tetor - 1 Nëntor

Njihuni me autoren Arjola Zadrima
Arjola Zadrima u lind në Shkodër, ku ndoqi studimet për Gjuhë Letërsi. 
Është autore e 3 vëllimeve me poezi: A ban me m’lshue pak rruge (2016) vëllim i cili vlerësohet me çmimin Penda e Kristaltë në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske,Në maj të 2017 fiton dy cmime të para në Festivalin e Poezisë së pa Botueme me poezinë Tim Biri. 
Po në 2017 botohet me cikle poetike në revistën letrare të Tiranës Illz. Gjithashtu po në 2017 merr pjesë me cikle poetike në revisten prestigjoze të qyteti të Shkodrës Gegnia. 
Në 2018 merr cmimin e parë me poezi në konkursin letrar të shpallur nga revista mbarë shqiptare KultPlus.com. Pastaj vjen me librat : Carpe Diem (2018), Po të due unë (2022). 
Moderatore e emisionit Pena e Shkodrës pranë RTSH Shkodra. Fituese e mjaft cmimeve mbi poezi dhe së fundmi përkthyese e disa autorëve të njohur nga disa gjuhë të ndryshme.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme