Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Biblioteka Publike “Marin Barleti” merr pjesë në Edicionin e 22-të të “Java e Bibliotekës” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Biblioteka Publike “Marin Barleti” merr pjesë në Edicionin e 22-të të “Java e Bibliotekës” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Biblioteka Publike “Marin Barleti” mori pjesë ditën e hënë me 07 tetor 2025 në “Java e Bibliotekës” e cila u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", me praninë e përfaqësuesve nga Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Bullgarisë etj.

Tema e këtij edicioni ishte "Biblioteka mes traditës dhe inovacionit".

Bibliotekën Publike "Marin Barleti" të Shkodrës e përfaqësuan znj. Ledia Dushi, përgjegjëse e institucionit si dhe znj. Siditë Halluni, punonjëse e sektorit të digjitalizimit. Gjatë konferencës, përfaqësueset e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” prezantuan temën:

“Nga rafti tek ekrani: model pilot për digjitalizimin, metadata dhe aksesin publik të antikuareve në arkivin e Bibliotekës Publike Shkodër”, një nismë që synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë bashkëkohore”.

Falënderojmë në mënyrë të veçantë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme znj. Blerina Rogova Gaxha për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë. Falënderojmë gjithashtu Bashkinë Shkodër për mbështetjen.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme