Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Vizitë në Bibliotekë

Gjatë ditës së sotme, datë 2 Qershor, dy klasa të dhjeta, nxënës të shkollës "Atë Pjetër Meshkalla" vizituan Bibliotekën Publike "Marin Barleti". Nxënësit u njohën me një historik të shkurtër mbi themelimin e bibliotekës, rregullat e përdorimit të bibliotekës, mënyrën e huazimit të librave dhe mjediset e leximit. Ata patën mundësinë të shohin një ndër librat më të vjetër, i cili ruhet në Fondin Albano-Balkanologji, "Historia e Skënderbeut" e Marin Barletit, e vitit 1578. Nxënësit mësuan më shumë rreth kësaj vepre të çmuar. Kjo vizitë ishte një përvojë e këndshme dhe e dobishme për të gjithë.

Me mbylljen e vitit shkollor Biblioteka Publike "Marin Barleti" i ka dyert e hapura dhe mirëpret të gjithë gjimnazistët që të anëtarësohen dhe të huazojnë libra.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme