Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Promovohet libri "Skënderbeu një histori politike" i autorit Aurel Plasari.

Biblioteka "Marin Barleti" e Shkodrës dhe e Universitetit "Luigj Gurakuqi" organizuan promovimin e librit të shkrimtarit dhe studiuesit Aurel Plasari: "Skënderbeu një histori politike". Kjo veprimtari u zhvillua të enjten, më datë 23 qershor 2011, ora 18.00, në sallën e konferencave të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës ëLuigj Gurakuqië.

Në fjalën e saj të hapjes drejtoresha e bibliotekës së Universitetit, znj. Alida Luka vlerësoi nismën e autorit për ta promovuar këtë libër në ambientet universitare. Këtë vlerësim e shprehte edhe pjesëmarrja e gjerë e studiuesve, pedagogëve dhe studentëve. Në këtë veprimtari asistonte edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka.

Në kumtesën e tij studiuesi dhe ushtaraku Sandër Lleshi nënvizoi dimensionin dhe analizën e gjerë të materialeve historike në këtë vepër. Sipas këtij studiuesi, Plasari ka një trajtim tërësor të fenomenit Skënderbe. Vepra "Skënderbeu një histori politike" vjen me një strukturë të plotë dhe kompakte, duke zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e veprave për këtë figurë. Ky libër mund tëu shërbejë shqiptarëve në përgjithësi, përfundoi ligjëratën e tij studiuesi Lleshi.

Duke marrë fjalën shkrimtari Aurel Plasari theksoi se e ndjente veten të nderuar që merrte pjesë në këtë ceremoni. Ai i propozoi auditorit për të bërë së bashku me të një rrugëtim studimor drejt një figure të shquar sië ishte Marin Barleti. Në ligjëratën e tij të konceptuar "Marin Barleti i rilexuar", Plasari e përfshiu këtë shkrimtar në mendjet më të emancipuara të kohës. Modeli i formimit humanit të Barletit ishte një ëaksident i shkëlqyerë i humanistëve të kohës së tij. Në veprën e tij, nënvizoi Plasari, kërkon të prekë lexuesin në ndjenja; jo ëfarë thuhet, por si thuhet. Vepra duhet tëi shkaktojë kënaqësi së pari autorit, pastaj lexuesit. Sipas studiuesit Plasari, Barleti kishte një sens kritik për historinë.

Drejtori i Bibliotekës "Marin Barleti", z. Gjovalin Çuni shprehu kënaqësinë e tij mbas receptimit që i bëri kumtesës së studiuesit Plasari. ëuni theksoi se rikthimi i studiuesve drejt këtyre figurave, qoftë Skënderbeut, qoftë Marin Barletit me pretendimin për të qenë sa më shterues, i shërben më së miri misionit të tyre studimor dhe akademik.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme