Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

"Back home". Bisede e artistit Adrian Paci

Ditën e Dielë, datë 18.09.2010, artisti shkodran Adrian Paci zhvilloi nje dialog me dashamirës të artit në sallën e leximit të bibliotekës. Dialogu u zhvillua rreth tematikës dhe realizimit të eskpozites së parë personale në qytetin e vendlindjes të titulluar : "Back home" Për rreth dy orë Paci iu përgjigj pyetjeve nga më të ndryshme që kishin të bënin me karierën e tij profesionale, me teknikat dhe realizimin e vepra të artit me anë të vidios, me analizën artistike të veprave dhe mesazheve që percjellin, etj. Në këtë konferencë Adrian Paci dha edhe opinionin e tij për mbarëvajtjen e punës në Degën e Pikturës, që do të fillojë të funksionojë pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi" në vitin akademik 2011-2012. Adrian Paci lindi në Shkodër, Shqipëri, në 1969. Nga 1987 deri me 1991 ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Tiranës, Shqipëri. Lektor i historisë së artit dhe estetikës në Shkodër nga 1995 deri 1997, vit në të cilin u shpërngul për në Milano, Itali. Nga 2003 jep mësim si lektor për artet vizuale në Akademinë e Arteve, Bergamo dhe Universitetin IUAV, Venecia. Aktualisht jeton dhe punon në Milano, Itali. Veprat e tij, të njohura për forcën ekspresive, poetikën e kujtesës dhe distancës, humanizmin e thellë, vënë në skenë temat e mëdha të eksperiencës njerëzore; reflektojnë mbi nomadizmin dhe problematikat e kulturës emigruese; eksplorojnë identitetin e individit në një shoqëri ëin constant motionë; pohojnë empatinë ndaj asaj pjese të ëpaqëndrueshme, të cënueshme, të brishtëë të qënies bashkohore. Megjithëse i njohur veëanërisht si video artist, Paci përdor njëkohësisht mjetet tradicionale të pikturës, vizatimit apo skulpturës, duke u spostuar vazhdimisht mes pikturës dhe videos, mes imazhit në lëvizje dhe atij statik, mes fotografisë dhe filmit, në kërkim të ë momentit të tensionit si një metaforë të botës dhe gjendjes së saj në ndryshim të pareshturë; në kërkim të një historie njerëzore, portreti apo thjesht një imazhi që ëtregonë diëka që shkon ëpërtejë fakteve individuale të dukshme e të thjeshta; për ti kthyer ato në simbole të "human condition" dhe momenteve ekzistenciale të njeriut. ( Të dhënat curiculare janë nxjerrë nga web : www.gashkoder.com)

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme