Thirrje per ndihme
I dashur lexues !
"Kush ka nevojë kërkon, e kush kërkon edhe gjen"- thotë një fjalë e urtë e popullit. Eksperienca jetësore siç duket në të shumtën e rasteve ka rezultuar e sukseshme. Si institucion që kujdeset për ruajtjen e pronësisë intelektuale menduam t\'a provojmë një herë. Nuk i dihet, ndoshta edhe na realizohet thirrja e jonë.
Ka më tepër se një vit që kemi filluar punën për dixhitalizimin e një pjese të fondit albanologjisë me synimin e mirë që t\'i vijmë në ndihmë lexuesit. Kemi dixhitalizuar jo pak, por me qindra mijëra flete. Një pjesë e keni tanimë në faqen tonë web. E kjo është vetëm një pjesë. Të tjera materiale të dixhitalizuara nuk kemi mundësi t\'i demostrojmë pasi na mungon hapësira në serverin e atashuar. Natyrshëm hapësira në server varet nga pagesa që kemi patur mundësi të bëjmë.
Për të realizuar botimin e plotë të materialeve të dixhituara jemi në kërkim të ndihmave për të blerë një server, apo edhe të mundësive për të atashuar librat e dixhituar në një server me hapësirë të madhe, mundësisht të pa limituar.
I lutemi të gjithëve, institucioneve shtetërore, organizatave dhe fondacioneve, biznesmenëve dhe personave privatë që kanë mundësi, të na ndihmojnë në punën e nisur.
Ja pra, kërkuam, e tani me shpresë po presim. Për kontaktime keni në dispozicion adresa në faqen tonë të webit.