Biblioteka Publike"Marin Barleti’ në Shkodër, ditën e premte bëri promovimin dvd-së së parë të dixhituar me 25 njësi bibliografike me autorë vendas dhe të huaj. Ky aktivitet vjen në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të projektit të dixhitalizimit te bibliotekave në vend. Drejtori i kësaj biblioteke, z. Gjovalin Çuni tha se ky projekt do të vazhdoj më tej, por duhen edhe fonde për të realizuar në vazhdimësi këtë veprimtari bashkëkohore dhe me vlerë të madhe kulturore.
Krahas shumë studiuesve, studentëve dhe intelektualëve të fushave të ndryshme merrte pjesë edhe drejtorja e kulturës pranë Bashkisë Shkodër, znj. Elena Zorba, e cila shprehi vlerësimit dhe urimet e institucionit të saj për këtë punë të madhe që po bëhet ne bibliotekën e qytetit për ruajtjen dhe publikimin e trashigimisë kulturore e letrare nëpërmejt dixhitalizimit bibliografikë. Kjo dvd u realizua nga zj.Siditë Halluni dhe nga WebPhotoPro.