Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Promovohet numri 3 i revistës "Gegnia"
Ditën e enjte, datë 14.09.2017 në mjediset e Bibliotekës “Marin
Barleti” në prani të Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi u
bë promovimi i revistës: “Gegnia” e përkohëshme kulturoro – artistike,
3-2017. Revista e cila tanimë ka hyrë në vitin e dytë të publikimit,
është botim i Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Bibliotekën “Marin
Barleti”. Redaksia e këtij numri përbëhet nga Gjovalin Çuni, Arben
Prendi, Ermira Alia dhe Erzen Koperaj. Në numrin e fundit janë botuar 23 artikuj të ndarë në 12 rubrika.
Në këtë takim krahas fjalës përshëndetëse të znj. Voltana Ademi
diskutuan dhe një pjesë e anëtarëve të redaksisë. Znj. Voltana Ademi i
dhuroi pjesëmarrësve numrin e ri të revistës. Biblioteka “Marin Barleti”
falenderon të pranishmit e shumtë të këtij takimi.
Revista mund të gjendet në versionin on-line në adresën:www.bibliotekashkodër.com në rubrikën: Të rejat e fundit.