Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Promovohet "Epopeja e llomit kombëtar" i Gjosho Vasise
U promovua libri "Epopeja e llomit kombëtar" i aktorit të humorit shkodran Gjosho Vasija. Poeti publicisti humoristi kompozitori, me një botë shumë të madhe artistike dhe shpirtërore, që falë përsonalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti ti rezistojë me fisnikëri përndjekjes së egër të diktaturës komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shprese njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve.
Një libër në të cilin humoristi ka përmbledhur krijimet më të bukura të tij ndër vite. Vajza e aktorit, Angjela Vasija tregon mes emocionesh rëndësinë që kjo risjellje e librit për të e sigurisht, rikujtimi që I bëri edhe një herë figurës së të atit Gjosho Vasija.
Maxhid Cungu, Drejtor i Degës Ekonomike e Kultures në Bashkinë e Shkodrës, tregon se Gjosho Vasija ka spikatur në dy fusha të ndryshme siç janë sporti dhe arti.
Studiuesi Gjovalin Çuni vlerëson kontributin e dhënë nga aktori i humorit Gjosho Vasija. Një moment i veçantë në këtë aktivitet u shënua edhe nga regjizori I bejtave shkodrane Bujar Zyrali dhe Isuf Çoku të cilët i dhuruan vajzës së aktorit Gjosho Vasija kitarën më të cilën i ati kishte filluar karrierën si bejtaxhi.
Aktori i njohur i humorit shkodran Gjosho Vasija u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare. Gjatë jetës së tij numëron qindra bejta apo kupleta të krijuara dhe të njohura për spektatorin shkodran.
Kontributi I tij në art nuk u ndal vetëm në qytetin e Shkodrës por në shumë qytete të tjera të vendit duke lënë një trashëgimi kulturore që I ka rezistuar kohës. Për të kujtuar kontributin e Gjosho Vasisë, në aktivitetin e promovimit ishin edhe 2 parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo.