“PESË AUTORË SHKODRANË, IN MEMORIAM”
Me rastin e ditës Botërore të librit, Biblioteka “Marin Barleti” në bashkëpunim me studiues të letërsisë, miq të bibliotekës tonë, kanë përgatitur një veprimtari në përkujtim të pesë personaliteteve të shquar shkodranë në fushën e librit e letërsisë për të cilët viti 2020 është përvjetor i rëndësishëm.
Këto autorë të përzgjedhur u përkasin shkollave të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme të botkuptimit dhe të stilit por tipari i tyre i përbashkët është dashuria e madhe që ata patën për Shkodrën të cilës i kushtuan vepra brilante të krijimtarisë së tyre.
"PAK FJALË PËRKUJTUESE PËR PERSONALITETIN LETRAR DHE NJERZOR TE ARSHI PIPËS"
z. Eduard Grishaj, studiues, përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër
"ZEF ZORBA, ARTIST SHUMËDIMENSIONAL"
z. Zija Vukaj, shkrimtar, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve
"FIGURA POLIEDRIKE E CAMAJT"
Prof. Dr. Alfred Capaliku, shkrimtar, studiues, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi”
"SKENDER DRINI, GUR THEMELI NË PROZËN MODERNE SHQIPTARE"
z. Skender Temali, shkrimtar, studiues
"FREDERIK RRESHPJA, LIRIKU I SHQUAR I LETRAVE SHQIPE"
z. Xhahid Bushati, shkrimtar, studiues
Duke shpresuar që kemi dhënë një kontribut sado të vogël në jetën kulturore të qytetit tonë e më gjërë në këto kushte të pazakonta që po kalojmë, urojmë që në të ardhmen këto veprimtari t’i realizojmë në kushte normale.