“Kritika” e Arshi Pipës
Ne vitin e trazuar 1944, poeti dhe kritiku Arshi Pipa qe autori dy ngjarjeve te spikatura kulturore ne kryeqytet: i librit me vjersha “Lundertare” dhe i revistes elitare “Kritika”. Si poet ai e shoqeroi vellimin ne vargje me nje parathenie model, ndersa si kritik i parapriu revistes se drejtuar pre tij, me nje manifest qe i perzgjedhur tingellon çuditerisht edhe si nje dekalog, me postulatet:
N'art e nder letra kritika asht baza e çdo ndertimi te sigurte.
Kritika asht shenji i mendjes se pjekun.
Kritiku spjegon misterin e vepres.
Ka soje soje shijesh: ajo e holla, e sakta ndeshet shum rralle.
Kush ban kritike letrare asht pra ma pare artist se logjik.
Mund te thomi se nuk ka ende nji kritikë shqipe.
Duket luks, por kritika asht nji nevojë.
Dy detyra i bijnë kritikes shqipe: me vleresue traditen dhe me ndjeke hap per hap prodhimin e kohes. Objektiviteti asht kushti i pare i çdo kritike. Por kritika letrare-trill i poezise ka edhe nji kusht: ajo bahet edhe me simpati.
Si me i pajtue kto dy anet kaq te kundërta? Kjo asht mjeshtria e kritikut t’aftë.1)
Vrojtimi kritik i thekur vihet re edhe tek shkrimet e mëparshme të Pipes*), nder organe te ndryshme te shtypit, por edhe ne revisten “Kritika” arrihet ne nje platform te mirefillte estetike.
E rendesishme eshte se ajo nuk mbeti thejsht partiturë teorike, por u luajt nga nje violin e pare (Arshiu) ne tre tonalitete (artikuj kritike, studime problemore, ese) tek shkrimet: 1. “Mall e Brenge”. 2. “Israelite e Filistine”. 3. “Bariu i popullit” (Noli). 4. “Faik Konica”. 5. “Mbi perkethimet”. 6. “Perkthime nga klasiket botnore - Goethe. “Tri kange nga Fausti”. 7. “Dy libra mbi Kosoven”. 8. “Gramatika e pabotueme e Kamardes”. 9. “Biblioteka – Muzeum e Tiranes”. 10. “Historija e dhimbshme e “Shpirtit te ri” (Migjeni). Po aq e rendesishme eshte se platform-anifest e Pipes u luajt ne harmoni variacionesh edhe nga violinat e tjera te orkestres: Pashko Gjeçi, Mitrush Kuteli, Henrik Laca, dr. Besim Qorri, Myzafer Xhaxhiu, Planait Istrati, prof. Selman Riza, A. Delvina e bashkepunetore te tjere te çmuar (me iniciale dhe pseudonime), te cilet i bejne jehone revistes, permes studimeve cilesore mbi Mjeden, Gurakuqin, mitologjine, shqiperimet, shkencen, artin, jeten kulturore.
Studiuesi Robert Elsie ne kronologjine sinteze prej 16 faqesh te letersise shqiptare shenjon edhe daten 27 mars 1944, te daljes nga shtypi ne revisten “Kritika” te Arshi Pipe 2)
Me kater numrat, perndryshe me 160 faqet e saj, e permuajshmja letrare e Arshi Pipes ndikoi ne kulturen shqiptare te kohes, duke u bere percjellese e vlerave te njemendta artistike dhe njekohesisht duke sherbyer si etalon i kritikes se specializuar. "Mendimi kritik sidomos në fillim te viteve ’40, ariti te njohe rolin e vet dhe te pervijoje përmasat e punes e punes qe duhej te kryente”, nenvizon studiuesi Ali Xhiku, mbeshtetur ne prirjen e Pipes. “Nuk mund te kuptojme kurre nji veper arti po nuk kuptuem ma pare artistin. Per kte kritika duhet te jete medomos historike”. 3)
E hapur ndaj interesimeve filozofike, estetike, folkoristike, historike, revista prestigjoze u largua nga recensionimi dhe e vuri mbi baza shkencore kritiken: si diskutim mbi letersine e nje teksti apo vendosjen e tij ne brendesine e nje perspective historike.
“Qindrimi i kritikes perpara vepres artistike asht si aj i nji shtegtari perpara nji pallati magjik. Jo i knaqun me sodite se jashtmi, shtegtari don me hy mbrende”
Veçanerisht ne studimet – ese per Nolin dhe per Migjenin, Pipa u ben analize vlerave te brendshme, vetiake, thelbesore te tekstit, duke percjelle si kulturolog vlerat reale, te cilat paraqiten edhe si vlera kombetare. Pergjithesisht kritika letrare e Pipes shpalos nje veprimtari intelektuale, qe merret me shqyrtimin e nje vepre arti, per te dalluar ndertimin, prejardhjen dhe vleren e saj estetike.
Nga pikepamja metodologjike, kritika e Pipes nderthur larmi te madhe perçapjesh ndaj vepres letrare: menyrat e nevojshme, qe perballe nje teksti te veçante ilustrojne strukturen dhe vlerat: duke ndihmuar kesisoj lexuesin e zakonshem te kuptoje me mire, duke e stervitur me nje forme te ngritur e te zgjedhur leximi.
Kjo ishte mjaft per vitin aspak komod 1944.
24 vjeçari Arshi Pipa në të ardhmen do ta mprehte edhe me teper penen e kritikut seroz, pavaresisht nga privacionet; ashtu siç do t’i tendoste edhe me shume telat e shpirtit poetik.
“Pra, Arshi Pipa i mbeti besnik deri ne fund pikepamjes se tij te formuar nga idealizmi i Vicos dhe i Bergsonit, i Spinozes dhe i filozofëve te medhenj, qe studio ne vitet e tij te rinise”.5) Teper sakte, studiuesi dhe poeti Myftar Gjana e ka perifrazuar Arshi Pipen, si stoiku i rralle i letrave shqipe.
Burimet:
1. Pipa, Arshi: “Shpirti kritik”. Rev. “Kritika”. Tiranë. Nr.1/1944, f.1-5.
*Me pare kritiku letrar Arshi Pipa kishte botuar: “Fishta”: “Njeriu dhe vepra”. Botim i posaçem ne pervjetorin e pare te vdekjes se Fishtes. “Shkendija”. Tirane, 1941.
“Per nji kritike letrare”. Rev. “Shkendija”. Tirane. Nr.2/1941, fq.50-61.
“Art e moral e vetedije letrare”. Rev. “Shkendija”. Tirane. Nr.5-6/1941, fq.198-203.
“Bergson”: Metafizika e poetit”. Rev. “Fryma”. Shkoder. Nr.1/1944, fq.117-122.
2. Elsie, Robert: “Histori e letersise shqiptare”. Tirane-Peje, 1997, fq.494.
3. Xhiku, Ali: “Letersia shqipe si polifoni”. Tirane, 2004, f.33.
4. Pipa, Arshi: Art. cit. f.3.
5. Gjana, Myftar: “Arshi Pipa ose stoiku i rralle i letrave shqipe”. Gaz. “Drita”, Tiranë, 22 maj 2005, f.4.
Alfred Çapaliku