Arshi Pipa: “Teza mbi Kosoven” (1988)
Diten e emigrimit tim ne SHBA, 9 prill 1962, gjeta Arshi Pipen qe me priste ne aeroport, tue me urue mireseardhjen. Qe nga ajo dite, me kete shok te rinise dhe vuejtjeve te perbashketa, kemi mbajte kontakte te vazhdueshme, dhe tregue interesim te perbashket per gjendjen politike ne Shqipni dhe ne Kosove (ose “Shqipenia Lindore”). Intersimi jone ka qene kryesisht i motivuem me pengue shkeljet brutale te te drejtave te njeriut dhe qytetarit (human and civil rights) qe pesojshin bashkeatdhetaret tone ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni dhe Luginen e Presheves, si rrjedhim i politikes shtypese te shovinizmit serb dhe te idese se nji “Jugosllavie” artificiale.
Pikepamjet e para me shkrim te A.Pipes mbi “problemin kosovar” i shohim ne interviste e dhanun ne London, UK, revistes majtiste “Labor Focus on Eastern Europe”, ku ai deklaronte “…s’ka shqiptar qe nuk deshiron Kosoven te jete nji pjese perbase e Shqipnise”, dhe “…kosovaret ndjejne se jane pjese perbase e Shqipenise, dhe deshirojne te bashkohen me te” (f.33). Por, ai nuk perjashton gjithashtu konceptin e dy “Shqipnive” qe zhvillohen paralelisht.
Gjendja kritike e krijueme ne “Shqipenine Lindore” mbas demonstratave te pergjakshme te pranveres se vitit 1981, mobilizoi bashkesine shqiptaro-amerikane ne nji manifestim madheshtor te ndjenjave patriotike dhe veprimtarije politike si qytetare te lire ne nji vend te lire. Natyrisht, inisiativa per nje veprimtari te organizueme te nje niveli te duhun i binte klases me arsim te nalte. Nga nji diskutim mbi problemin Kosovar, si strategji dhe si taktike, lindi ideja e nji Konference Nderkombetare mbi Kosoven. Kjo konference u organizue nga Arshi Pipa e Sami Repishti dhe u mbajt ne New York City, Auditorium, University Graduate Center of the City University of New York, me 2 nandor 1982. Si rrjedhim, u ba permbledhja e komunikimeve shkencore dhe u botue volumi Studies on Kosova (Pipa, Repishti – redaktore). Ne parathanie thuhet:
“…Nji paqe e qendrueshme nuk mund te ndertohet mbi genjeshtra dhe fantazi. Sherbimi ma i madh qe nji shkollar mund t’i sjelle njerezimit, ashte kerkimi i se vertetes”.
Ne konference u ba perpjekje me nxjerre ne shesh te verteten mbi Kosoven. Mbi esejn e tij “Shqipenia Tjeter: Nji perspective Ballkanike”, nji perpunim i fjales se mbajtun ne ate konference, A. Pipa shkruen: “Arsyeja kryesore (per revoltim) ka qene nji ndjenje frustacioni e grumbullueme me kohe, dhe e pergjithshme ne mes te kosovareve, e qe rrjedh nga mossuksesi me ngrejte statusin e Krahines ne ate te Republikes” (f.239). Ai vijon se: “Ndoshta menyra ma e mire me iu qase problemit ashte rruga e bindjes, e mbeshtetun ne nje trajtim logjik” (f.244) me nji kahe kulturore, “nji forme politike kulturore”. Ketu Pipa thekson randsine e mendimit politik marksist te filozofit me origjine arbereshe, Antonio Gramshi, teoria e te cilit proklamon “qe nji revolucion i suksesshem nga nji klase e nenshtrueme kerkon nji hegjemoni kulturore mbi klasen sunduese” (f.245). Perkundrazi, KSA e Kosoves u gjend para nji varesie te dyfishte: ekonomikisht nga Jugosllavia, Kulturalisht nga Shqiperia. Me qene se “autonomia” e tyne ishte e kufizueme, ata u bane “krahinore” (provinciale) çdo dite e ma shume. (f.245)
Pipa sugjeron nji zhvillim autokton kulturor te shkeputun nga Tirana staliniste, “nji distancim kulturor”, ku kosovaret do te zhvillojshin traditen e tyne kulturore, gjuhen, letersine, folklorin, etnologjine, historine, pa influencen e Tiranes se kuqe. Nji rruge e ketille do te forconte identitetin e tyne ne ish-Jugosllavine dhe ne Ballkan, si entitet i ri politik ne zhvillim e siper. Krahas me zhvillimin arsimor dhe kulturor do te vije edhe zhvillimi ekonomik dhe ai shoqenor, sidomos emancipimi i grues kosovare. “Emancipimi qe kerkohet duhet te jete shoqenuer, jo ma pak se ekonomik, dhe pikesepari synon sistemin e jetes familjare patriarkale…” (f.250), shkruente ai. Ne fillim te vitit 1988, une mora nji ftese nga Parlamenti Europian per pjesemarrje ne nje diskutim: “Kriza ne Jugosllavi”. Per kete, A. Pipa dhe une pergatitem nji “Paper” “Per nji zgjidhje te problemit te Kosoves”, e cila u lexue nga A. Pipa. U theksuan disa pika kryesore te mendimit tone per kete problem. Thelbi i problemit mbetet kerkesa kosovare per statusin e nji republike federale, nga njena ane, dhe nga ana tjeter kambengulja jugosllave -kryesisht serbe- me pengue nji zhvillim te ketille. Kerkesa kosovare u quejt kunder – revolucionare dhe u shtyp pa meshire. Ne permbledhje, mund te rreshtohen edhe keto sugjerime si antiteza te “politikes” se gabueme kosovare:
1. Kerkesa per nji republike shikohet si nji perpjekje me u shkepute nga Jugosllavia, dhe nuk ka sukses. Duhet prite per kohe ma te mira.
2. Disa veprime kosovare, - adaptimi i “gjuhes se njesuar letrare”, flamuri shqiptar komunist, shkembimet kulturore me Tiranen staliniste, kane rrite shume dyshimet e udheheqjes jugosllave ne qellimet e klases intelektuale kosovare. Kosovaret shkuen aq larg sa te anatemizojne edhe intelektualet shqiptare ne mergim, te cilet, pa perjashtim, kane punue pe çeshtjen kosovare.
3. Mungesa e nji klase intelektuale te mirefillte, nji grup jashte influences partiake dhe shtetnore, ka mungue ne Kosove, me rrjedhime te randa.
4. Klasa intelektuale kosovare duhet te punoje shume e me ndergjegje me binde masat kosovare per damin e madh qe i shkaktohet Kosoves me akte dhune kunder pakicave, sidomos asaj serbe.
5. Marredhanjet ne mes te Kosoves dhe Shqipenise duhen sqarue mire. Shanset per nji bashkim jane shume te pakta. Kosovaret duhet te punojne per nji zbutje te tensionit ne mes te dy vendeve. Ne perfundim, theksohet: “Mbas nji dekade liberalizimi (1971-1981) Jugosllavia “socialiste” ka dermue andrrat legjitime te kosovareve. Çdo perpjekje e tyne, me demonstrate ose veprimtari klandestine, asht dermue gjithashtu, qe nga viti 1945, edhe me ligje “socialiste”. Megjithate, nuk ka socializem qe i mbetet besnik parimeve te tija, e qe ndersa predikon barazine nepermjet zhdukjes se klasave, ne praktike ngule kambe ne perkrahjen e nji situate ku disa banore te vendit jane te denuem me mbete qytetare te dores se dyte – ashtu siç ashte rasti i dy miljone shqiptareve etnike qe banojne sot ne Jugosllavi” (f.14, paragrafi i fundit). Mbas Konferences se Beogradit per Ballkanin (shkurt 1988), dhe paraqitjes se turpshme te Shqipenise qe nuk hapi gojen fare per krimet jugosllave ne Kosove, dhe kerkoi vetem qe “minoritetet” te bahen “ura bashkimi”, u pa e pa e arsyeshme qe mendimet tona te koordinohen ma mire dhe te mbeshteten ne disa teza kryesore. Kjo pune u ba gjate pranveres se vitit 1988 dhe u quejt “Teza mbi Kosoven”. Drafti i pare dhe i pabatuem, u pergatit nga prof. Pipa. Por nuk arritem t’i japim forme definitive dhe ta publikojme per leximin ma te gjane te tij nga publiku shqiptar dhe nderkombetar.
Ngjarjet u zhvilluen me shpejtesi ne Kosove dhe Shqipeni. U krijue Lidhja Demokratike e Kosoves krejtesisht e shkeputun nga qeveria staliniste e Tiranes, dhe ne Shqipeni, Partia Demokratike permbysi politiken anti-kosovare te Tiranes. Mbas ketij zhvillimi, A. Pipa trajtoi problemin e Kosoves ne revisten qe ai drejtonte, Albanica, kryesisht ne numrin 1 dhe 3-4, (1991 dhe 1992)
Sami Repishti
City University of New York
15 gusht 2005