Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Hapet Këndi Arkivor për dokumente historike në Bibliotekën Publike

Si një nga qendrat më të vjetra të qytetërimit në Ballkan, Shkodra ka një traditë të pasur me ruajtjen e trashëgimisë dokumentare.
Nuk është e rastit që Shkodra njihet edhe si bërthama e parë e bibliotekave publike në Shqipëri. Në vitin 1917, u hap e para bibliotekë shtetërore e quajtur Biblioteka e Komisis Letrare, e cila iu bashkua fondit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Aktualisht, në Shkodër funksionojnë disa biblioteka në të cilat biblioteka publike “Marin Barleti” është më e pasura dhe njekohësisht më e frekuentuera.
Kjo ka bërë që studiues vendas apo të huaj t’i referohen ambjeteve të kësaj biblioteke për kërkimet e tyre në fusha të ndryshme.
Vitet e fundit biblioteka ka filluar dixhitalizimin e njësive, kryesisht fondeve të vjetra duke ofruar on line, si shërbimin e kërkimit ashtu dhe leximin në formate dixhitale. Përvec fondeve të veta, biblioteka ofron ambjentet dhe paisjet për të hulumtuar edhe në fonde të tjera cilat aksesohen online nga ente të tjera të cilat përmbajnë fonde të dixhitalizuara.
Në këtë vazhdë, Bashkia Shkodër ka filluar një bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë në kuadrin e projektit që ka kjo drejtori për ofrimin e shërbimit on line për dokumentet e Arkivit të Shtetit
Qëllimi i hapjes së këndit arkivor është që të nxisë hulumtimin e qytetarëve në arkiva dhe t’ua lehtësojë punën studiuesve që të hulumtojnë dokumente arkivore, të cilat gjenden në arkivin e shtetit shqiptar, pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Tiranës.
Sipas rregullores së punës, Këndi Arkivor shërben vetëm për arsye studimore.
Për ofrimin e këtij shërbimi, Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti”, dy kompjutera me parametrat standard dhe shërbimin e internetit on line.
Shërbimi do të ofrohet me të njëjtat rregulla, procedura dhe me të njëjtën formë e shpejtësi sikurse në sallën e studimit në DPA të Shqipërisë. Shkodër me, 01.07.2021

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme