Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Pasqyrim!
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i dhuroi bibliotekës "Marin Barleti" rreth 300 tituj libra dhe periodikë (930 kopje), botime të Akademisë.
Këto botime përmbajnë kryesisht studime të fushës së albanologjisë dhe shkencave natyrore.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Akademik Shaban Sinani, Sekretar Shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike si dhe Dr. Albana Velianj, Shefe e Sektorit të Bibliotekës dhe Botimeve Shkencore të cilët u pritën nga Drejtori Maxhid Cungu si dhe stafi i Bibliotekës.
Nga të pranishmit u shpreh angazhimi për bashkëpunimin në fushën e bibliografisë. Gjithashtu u diskutua për mundësitë e përmirësimit të kushteve për kërkim shkencor sidomos në komunikimin online dhe platformat elektronike të bibliotekave.
Shkodër me, 02.07.2021