Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Shkrimtari Visar Zhiti prezanton “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”

Në bibliotekën "Marin Barleti" u zhvillua promovimi i librit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut” të shkrimtarit Visar Zhiti. Autori ka përmbledhur në këtë libër dorëshkrimet e bëra gjatë periudhës kur ishte i burgosur në burgun e Spaçit. Shkrimtari, gjatë bisedës së tij tha se krijimtaria e tij nuk është e redaktuar dhe se lexuesit kanë mundësinë të përfshihen direkt në atë çfarë shkrimtari ka përjetuar gjatë kohës së dënimit.

Si një nga personalitetet që arriti të përballojë me sukses vuajtjet në periudhën e komunizmit, Visar Zhiti thotë se edhe pas 30 vitesh nuk është kërkuar falje dhe as nuk është vënë drejtësi për këtë periudhë të errët.
Në tetor të vitit 1979 Visar Zhiti, për shkak të frymës ideologjike perëndimore që përcolli në krijimet e tij u arrestua dhe dënua me 13 vite burg.

Në këtë përmbledhje, shkrimtari Visar Zhiti, ka përmbledhur në disa faqe vuajtjet e përjetuara në burgun famëkeq por ka dashur të tregojë edhe anën e brishtë dhe njerëzore e cila e ka shoqëruar në një mjedis të jashtëzakonshëm, siç e quan ai.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme